Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Jeta Familja

Martesa me msit!

Oktober 25, 2021
in Familja, Jeta, Opinione
A A
0
Martesa me msit!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerina Ademi Sahiti

Tashmë edhe sikur të ndahesha, nuk do ta kishte jeta kënaqësinë e njëjtë, si atëherë kur i kisha 17 vjet.

Lexo po ashtu:

Faktorizimi i mërgimtarëve si komunitet, i domosdoshëm!

Faktorizimi i mërgimtarëve si komunitet, i domosdoshëm!

März 29, 2023
Kur kemi pasivizim e diskriminim, ekziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit !?

Kur kemi pasivizim e diskriminim, ekziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit !?

Oktober 17, 2022

Po, po dy muaj pa i mbushur 18 vjet, më fejuan me msit, kishe në Gjermani, djali i pasur e familje e mirë, e kishe pasunia të sjell rehati.

Ende 18 si kisha dhe kisha kohë ta mbaroja gjimnazin, ndërsa ëndërroja për fakultet, doja të bëhesha edukatore për fëmijë.

Kisha parë vetëm ëndrra sy hapur…

Jetonim në bashkësi dhe siç e donte zakoni vajzat ishin për derën e huaj dhe nëse kryefamiljari merrte një vendim, të tjerëve ju takonte vetëm t’i përmbaheshin fjalës së tij.

Sot, i kam plot 39 vjet dhe mē vjen sikur kam jetuar 390 të tilla…Plot 20 vjet martesë dhe 5 fëmijë të lindur përgjatë këtyre vjetëve. Jo nga dashuria, as nga dëshira, por nga detyrimi derisa më fali Zoti një djal, se mos mbetet soji pa trashëgimtar.

Sot, jetoj një jetë që ndoshta shumëkush atje në Kosovë e ëndërron ta ketë, një jetë në perëndim, ku nuk i dihet gjoja fundi i parasë, se këtu mendohet se paraja pikë nga qielli dhe fitohet lehtë, po po, kështu e mendojnë jetën në perëndim ata që jetojnë në Kosovë dhe ende ka të tilla vajza që mezi presin ta gjejnë një djal me letra, se ata dinë t’i trajtojnë si princesha…kështu mendojnë derisa të vijnë në perëndim dhe pastaj këtu përballen me një jetë që kurrë se kishin menduar…

Ende, si kisha mbushur 18 vjeç…Ishte ditë e enjte dhe i shpejtoja hapat nga shkolla që të mbërrija më shpejt në shtëpi, se e dija se ditën e enjte nanës i duhej të gatuante pite e mua më duhej t’i ndihmoja me aq sa mundesha… Më dhimbsej sepse ishte e urtë dhe bënte çmos të na dilte zot neve fëmijëve qoftë para babës e qoftë para agjës dhe gjyshit në atë kohë.

Më dhimbsej se në atë kohë edhe ditëve të javës ia kishin caktuar ushqimin që nana duhet ta gatuante. Ishte më e reja nuse nga gratë e shtëpisë dhe të tjerat kunata e sundonin si të ishin vjehrra. Baba as si dilte në mbrojtje bile… Po tjetër s’dinin në atë kohë, veç t’i grahnin punës në fusha dhe të bënin sa më shumë fëmijë…

Vajzat sa i bënin 16 vjet i msitnonin se ashtu e donte zakoni, se bëri i shkeli të 20’tat te shtëpia e babës kriste kijameti, se merr kush më…

Veç unë kisha mbetur pa fejuar në familjen tonë nga vajzat që ende vijoja mësimin dhe atë me ndihmën e nanës, e mbaj mend se kishte ngritur zërin që të më shkollonte, se shumë e doja shkollën… Mbaj mend aq fort kishte ngritë zërin sa kishte ardh puna edhe te pleqnartë. Agja i madh, e pati detyruar babën edhe ta prishte kunorën me nanën, gjoja se gruaja po të shkel në fyt, dhe pp bëhet ajo që gruaja po thotë. Ishte më i keqi ndër agjallarë dhe sot që i ka mbushur të 70’tat dhe e ka rrok sëmundja ende vazhdon të jetë i tillë dhe unë edhe pse jam bërë nanë e 5 fëmijëve hiç ama hiç se dua, njëjtë sikur se kam dashur kurrë.

Sidoqoftë, ishte pleqnuar puna dhe unë po vazhdoja gjimnazin, po i ndihmoja nanës e po shërbeja në shtëpi dhe tek atëherë kur nata mbulonte vendin e rrokja mësimin, se as librat s’mi duronin nëpër odë…

Po e mbaj mend, atë ditë të enjte i shpejtoja hapat të mbrrija në shtëpi përpara se nana të niste me gatu… ama i shpejtoja aq shumë sikur ta dija se diçka s’ishte në rregull. Kisha një parandjenjë të keqe, por as mendja s’më shkonte se mund të kishte lidhje me mua…

Shkova në shtëpi,nana kishte sytë e kuq, sikur të kishte qarë aq shumë dhe kishte nisur më herët se ditëve tjera gatimin.

I pastrova duart dhe nisa ta ndihmoj…më përqafoi fort dhe më puthi në ballë pa folur asnjë fjalë dhe me duart me miell i fshiu lotët që i dolën.

Gatuam pa folur hiç asgjë derisa u ulëm në sofër… agja i madh siç e kishte zanat të bënte fjalë edhe atë ditë na nxjerri idhnim… I bërtiti nanës se pitja ishte me shumë kripë dhe se kishte nisur të qonte kryet fort nana dhe s’po gatuante më si duhet. Të mjerës buka në fyt i ngeli, ndërsa baba si qyqan as nuk i doli në mbrojtje bile dhe edhe sot ndjej keqardhje për qyqarllëkun e babës.

Nuk ishte zakon të dëgjohej zëri i gruas në shtëpi, por ama ia ktheva aq fort fjalën agjës saqë më goditi në sofër dhe më tha me këtë gjuhë të gjatë as fisi huaj s’të mbanë ty.

-Rri pa martuar : ia ktheva, më mirë se ta marr sojin tuaj. Të gjithë burrat jeni të njëjtë i thashë dhe u bëra gati të shkoj në dhomë. Kur më ndaloi gjyshi dhe më kumtoi lajmin se më kishin fejuar me një djal në Gjermani. Bota mu përmbys. Ëndërroja të bëhesha edukatore. Ëndërroja të kisha rrogën time dhe të paktën një ditë të vetme nana të hante bukë furre pa gatuar…

Kundërshtova, qava fort, por tashmë e kishin vendosur dhe të dielën edhe unazën më thanë se do ta vendosja në gisht.

Ashtu edhe u bë!

Të dielën që në mëngjes kishin nisur pregaditjet, burrat qysh e donte zakoni do të shkonin te shtëpia e djalit…

Në mbrëmje ma sollën unazën…

Hmmm në Gjermani më kishin fejuar dhe as mundësinë për ta zgjedhë unazën se kisha, bile edhe veshjet e mbathjet mi kishin blerë me shijen e tyre, me arsyetimin se kur djali të vinte për pushim, do të mund të blija çka të doja.

Fejesë se jo mahi.

As se kisha takuar të fejuarin.

Nëna dhe motra e tij më kishin parë, e ato kishin vendosur për fatin tonë.

Sa absurditet!

Sikur po blejnë diçka në pazar për dikend tjetër…po edhe sikur të blejnë diçka në pazar a e bëjnë mend se mund të mos përshtatet me shijen e tjetrit.

Pa kaluar as viti i parë i fejesës më martuan… Më thanë se shpejt rregullohen dokumentet dhe shpejt shkoj te burri. Dokumentet zgjaten 3 vjet derisa u rregulluan dhe unë për 3 vjet i shërbeva familjes së burrit në Kosovë. Lava e fshiva, gatova e hekurosa, madje edhe punë të rënda punova… nuk kisha drejt as të ulesha në sofër pa lejen e vjehrrës.

Kisha menduar se diktatura vetëm te gjyshi e te babi im ekzistonin,ama se ka grua diktatore se kisha menduar. Një herë në tre muaj më lejonin të shkoja te familja dhe më kërcënonte vjehrra se nëse ankohesha do të ma bënte shumfish më keq.

Edhe s’kisha kujt t’i ankohesha, ata vet më kishin martuar, në Gjermani më thonin e familje europiane… Burri vinte vetëm për vitin e ri dhe atë qëndronte vetëm dy javë e për ato dy javë vjehrra ia mbushte veshët aq fort sa herën e dytë që qëndrova me burrë më kishte goditur aq fort sa më kujtohet një kohë të gjatë e nxirë më kishte mbetur faqja.

20 vjet në Gjermani i bëra…

Tash dy herë në vjet vij në Kosovë se më janë rritur fëmijët dhe më dalin Zot para babait të tyre, sepse ai i njëjti ka mbetur ende.

Ende më torturon dhe asnjëherë të vetme s’më ka lejuar të punoj e të pavarësohem. Unë t’i mbuloj shpenzimet e ty s’të duhet puna.

Në Gjermani…këtë vend qē secila vajzë kishte ëndërr të vinte nuse.

Tjetër gjë ëndërronte e tjetër ishte realitet për shumicën e vajzave.

Kishte raste që edhe në telefon mezi flisnin me familjarët e tyre.

Kishte raste që duronin dhunë dhe s’kishin as si e as ku të ankoheshin se nuk i dinin dy fjalë nē gjuhën e huaj.

Mallkuar qofsh gurbet.

Ose mallkuar qofsha unë ose fati im, ose të parët e mi, ata që më morën në qafë.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d