Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Bota

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

Juni 3, 2025
in Bota
A A
0
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Share on FacebookShare on Twitter

Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes të cilëve Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu sulme ndaj bazave ajrore ruse, duke shkatërruar shumë mjete ajrore me rreze të gjatë veprimi.

Këto video me siguri janë duke u studiuar tani në dhomat ushtarake të planifikimit.

Lexo po ashtu:

Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus

Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus

Juni 2, 2025
Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Juni 2, 2025

“Ky sulm duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën”, ka thënë Stacie Petttyhohn, drejtore e Programit për Mbrojtje në Qendrën për Studime të Reja Amerikane, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Në shumë drejtime, sulmi i 1 qershorit ka qenë më efektiv sesa ato që janë kryer nga dronët me rreze të gjatë, sepse dronët e vegjël mund të shpërndahen, të navigojnë në shënjestra tjera dhe të godasin saktë në disa shënjestra nëpër baza të mëdha ajrore”, ka thënë kjo eksperte dronësh.

“Pika kryesore e këtij sulmi ishte infiltrimi dhe operacionet shumë afër bazave ajrore, të cilat duket se kanë qenë të mbrojtura lehtë, sepse pakkush mund të jetë shqetësuar për mundësinë e Ukrainës që të sulmojë kaq thellë në Rusi”, ka thënë ajo.

Ende mbetet e paqartë se prej nga janë manovruar dronët. Ukraina pretendon se çatitë e kamionëve që kanë bartur flotën e fshehtë të dronëve janë hapur nga distanca, për të mundësuar nisjen e kuadkopterëve.

Kuadkopterët që kontrollohen prej larg, zakonisht kanë probleme me komunikim teksa i afrohen shënjestrës. Megjithatë, në disa pamje që janë duke qarkulluar prej njërit dron sulmues, shihen imazhe krejtësisht të qarta, që dalin vetëm prej kuadkopterëve të kontrolluar me kabllo.

Dronë të tillë janë të limituar në rrezen që mund të përshkojnë, varësisht nga gjatësia e kabllos.

Përderisa lansuesit mobilë të Ukrainës janë parkuar vetëm pak kilometra larg bazave ruse, ky kufizim është tejkaluar, dhe pasojat kanë qenë shkatërruese.

Kievi pretendon se 41 avionë rusë janë shkatërruar. Një bloger me ndikim dhe pro-Kremlinit, vlerëson se dhjetë avionë janë shkatërruar.

Michael Boyle, profesor në Universitetin Rutgers dhe autor i një libri për luftën me dronë, ka thënë se “ekzistojnë plot strategji kundër dronëve, por që ato bëhen të padobishme kur është fjala për dronët me kabllo të fibrit optik, dhe ushtritë duhet t’i rimendojnë strategjitë për t’u përballur me dronë të fibrit optik, edhe nëse sulmet sikurse ato kundër Rusisë janë të rralla dhe vështirë të përsëritshme”.

Bazat ajrore të ushtrisë mbrohen me sisteme shtresore, që shpesh përfshijnë radarë për të detektuar ndonjë kërcënim në ardhje, si dhe sisteme raketore dhe pajisje tjera që dizajnohen për t’i çorientuar dronët që kontrollohen me radio nga larg.

Taktika të tilla kanë qenë pothuajse të padobishme kundrejt sulmit të fundit. Duke fluturuar në distancë të vogël, dronët kanë arritur në shënjestër pa aktivizuar paralajmërimin e radarit.

Në disa video të 1 qershorit mund të dëgjohet vetëm zhurma e disa armëve të vogla, përmes së cilave zyrtarët rusë tentojnë t’i rrëzojnë kuadkopterët.

Koloneli Markus Reisner, udhëheqës i Akademisë për Kërkime dhe Zhvillim në ushtrinë austriake, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet e tregojnë “shijen e luftës të së ardhmes”.

Reisner ka thënë se prej nisjes së luftës, Moska e ka sulmuar Ukrainën duke përdorur “raketa me rreze të gjatë dhe bombarduesit TU-95. Përgjatë sulmeve me këto armë, bombarduesit nisin raketat nënujore me rreze të gjatë prej një distance të sigurt. Prandaj Uraina ka tentuar vazhdimisht që t’i heqë qafe këta bombardues të rëndë”.

Pavarësisht se raportimet e cilës palë për dëmet rezultojnë të jenë të vërteta, Reisner beson se operacioni ukrainas “do të kontribuojë dukshëm në intensitetin e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë”.

Sipas analistes ruse, Natalia Shavshukova, në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusia, të lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara më 2 qershor, pala ukrainase ka pasur pozicion negociator më të fuqishëm për shkak të sulmit të 1 qershorit.

Analistja e pavarur ka thënë se “herën e kaluar, Kremlini e ka demonstruar fuqinë e tij duke treguar se nuk synon të ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase, edhe nëse përballet me thirrje për armëpushim nga të gjitha anët. Tani, Ukraina e ka demonstruar fuqinë e vet dhe aftësinë për të kryer operacione të sofistikuara thellë brenda linjave të armikut, pavarësisht të gjitha sfidave”. /REL/

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d