Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme Kosovë

Sadri Ramabaja flet për LobiPress: Vetëvendosje me hapa të sigurt drejt funksionalizimit të Republikës

Oktober 3, 2021
in Kosovë, Lajme, Mërgata, Personalitete, Shqipëri
A A
0
Sadri Ramabaja flet për LobiPress: Vetëvendosje me hapa të sigurt drejt funksionalizimit të Republikës
Share on FacebookShare on Twitter

Publicisti dhe njohësi i rrethanave politike, Sadri Ramabaja, në një intervistë ekskluzive për „Lobipress“, ka thënë se Qeveria Kurti 2 po vepron më e ekuilibruar se Qeveria Kurti 1 dhe po ecën me hapa të sigurt drejt funksionalizimit të Republikës dhe krijimit të terrenit për zhvillim e prosperim ligjor e ekonomik.

Tutje, Ramabaja, foli edhe për iniciativën e aq fort të diskutueshme kohëve të fundit, Open Ballkan (Ballkani hapur) duke thënë se ky projekt edhe vetëm si ide ka rezultuar më shumë të jetë në funksion të ringjalljes së tensioneve politike dhe rritës së nacionalizmi, sidomos atij serb.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025

Intervista e plotë si vijon:

LobiPress: Si e vlerësoni situatën aktuale në politikën mbarëshqiptare?     

Dr Sadri Ramabaja: Në rrafshin gjithkombëtar tashmë janë profiluar dy rryma politike:

E para, është rryma integraliste me ngjyra të theksuara kozmopolitizmi, në krye të së ciës është Edi Rama i pasuar nga mbetjet e PDK-së dhe Dega e saj LDK-ja në njërën anë dhe BDI-ja në Maqedonin e Veriut. Kjo rrymë e sheh përspektivën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në projektet integruese ballkanike, konkretisht brenda Ballkanit të Hapur, disi i ngjashëm me Jugosllavinë e Titos që ishte pozicionuar mes Perendimit e Lindjes duke tërhequr prapa gjithë Lvizjene të Painkuadruarve, por që në esencë më shumë i konvenonte qendrës së saj në Moskë.

E dyta, është rryma e nacionalizmit progresiv, tok me një pjesë të të dathtës tradisionale në Shqipërinë politike dhe në maqedonin e Veriut (Aleanca për Shqiptar….), që anë pozicionuar qartë pro bllokut gjeopolitik Perendimor, brenda të cilit ecet drejt rrumbullaksimit të Shtetit-komb, fillimisht në trajtën e një Federate Shqiptare.

LobiPress:  Si e shikon ju, qeverine Kurti, perballe Serbise? Ne kuptimin, a po eshte me mire se qeverite e meparshme, a po ka qendrim me shume nga c’kishin qeverite e kaluara?  

Dr Sadri Ramabaja: Në rrafshin e menaxhimit të situatave dhe terrenit plotësisht të minuar që ka marrë (në të gjithë dikasterët qeveritar ka gjetur militantët e PDK/LDK?AAK-së të pozicionuar qartë për ta sabotuar), Qeveria Kurti 2 po vepron më e ekuilibruar se Qeveria Kurti 1 dhe po ecën me hapa të sigurt drejt funksionalizimit të Republikës dhe krijimit të terrenit për zhvillim e prosperim ligjor e ekonomik.
Jam shumë optimist se në këtë mandat Republika e Kosovës do të zgjerojë hapësirën e Lirisë për qyttetaërt dhe do të prosperoj Demokracinë, duke i dhënë përmasat e demoracisë deliberale si asnjë qeveri tjetër në rajon.

LobiPress: Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë lidhur me targat, ndëkohë që kjo nxiti barrikadimin e kufirit në pikat kufitare në veri, si e keni parë ju gjithë këtë situatë?

Dr Sadri Ramabaja:  Në teorinë dhe praktikën diplomatike leksioni i parë ka të bëjë me dijet që na mësojnë për të skanuar gjendjen e mirëfilltë, e që garanton pastaj suksesin e çfardo veprimi. Kjo d.t.th. se beteja diplomatike duhet filluar në atë segment ku je i sigurtë për fitore.  Qeveria jonë ka pas paryysh pikërisht këtë sentencë të mendimit diplomatik.

Kjo është edhe arsyeja pse marrëveshja që imponoi Qeveria jonë dha rezultatet më ët mira ët mundshme, duke ruajtur dinjitetin e Republikës dhe imponuar reciprocitetin në marrëdhëniet tona me Serbin.

Dërgimi i Njësisë Speciale dhe pozicionimi i qartë diplomatik, de fakto e mbrojti veriun nga skenari më i keq serb, që nuk përjashtonte edhe një Bic Krieg, që do të mund t’na sillte para aktit të kryer – ndarjen dhe pushtimin e veriut.

LobiPress:  Në Medvegjë, siç jeni në dijeni, po ndodh pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Cili është komenti juaj, dhe, për më tepër, kush sipas jush do të duhej të ishte zgjidhja e kësaj situate?

Dr Sadri Ramabaja:  Komuna, respektivisht krahina shqiptare e skajit më verilindor të trojeve tona – Medoka (Medvegja), ishte balli kryengritjeve dhe mbrojtjes nga mësymjet serbe për shekuj me radhë. Tok me 998 katundet shqiptare, pjesa dërmuese e të cilave ishin me përbërje shqiptare dhe më se tetë qyteteve që përbënin Toplicën, Pusta Rekën, Kurshumlinë dhe pjesë të  Anamoravës, ku përfshihej edhe qyteti i Vrajës, me vendimet e Kongresit të Berlinit (qershor 1878), do t‘i aneksohen Serbisë.

Medoka hyn në mesin e këtyre krahinave ku mbi 90% e popullsisë deri në vitin 1878 ishin të kombësisë shqiptare.

Historiani frëng Autori francez Ami BOUE, ne librin e tij të shumëcituar  “Turqia evropiane”, tek flet për kufijtë e Shqiperisë, respektivisht për  shtrirjen e shqiptarëve në krahun e skajshëm verilindor, shenon emrin e krahinës së MEDOKAS (natyrisht në latinisht), që d.t.th të MEDOKËS, që ka kohë i është mbivendosur trajta sllave MEDVEGJË.

Çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dheMedokë), pas marrveshjes së Konqulit (2001), që u arritë me ndërmjetësimin dhe nënshkrimin në cilësinë e dëshmitarit edhe nga Peter Feith, Pёrfaqёsuesi Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-s, e që i dha fund luftimeve në këtë zonë, kaloi nga terreni i betejave luftarake në atë të betejave politike.

Pika e tretë e kësaj marrëveshje, duke njohur kryengritjen e shqiptarëve të kësaj pjese si konflikt me karakter jondërkombëtar, pranoj reciprokisht që çshtja të procedohet konform shtesës protokollare të Konventës së Gjenevës të 12 gushtit 1949.
Më pas, konform këtij parimi, duke marrë në konsideratë edhe Kartën e të Drejtave Fundamentale të Kopenhagës për të Drejtat e Njeriut dhe një varg dokumentesh tjera që rregullojnë çështjen eminoriteteve, ajo hynë në sferën e interesimit politik që gëzojnë minoritetet kudo në Evropë. Të kujtojmë: neni 22 i Kartës Evropiane të të Drejtave Fundamentale, thotë se njerëzit duhet të respektojnë diversitetin kulturor, gjuhësor efetar.
Bazuar në regjistrimin e vitit 2002, rezulton se Medoka tutje ka 26 % të popullatës autoktone shqiptare, që krahasuar meregjistrimin e para luftës, është zovogluar për më se 10%. Aktualisht janë më pak se
1 mijë shqiptarë që tashmë jetojnë në qytetin e Medokës dhe në dhjetë fshatrat përreth. Atje është duke u kryer spastrimi etnik me metoda fashiste nga administrata serbe përmes të të ashtuquajturit “pasivizim të adresave”, që de fakto është një lloj marrje e së drejtës për jetë në trojet e veta dhe shfrytëzim të pronës.
Për këtë fenomen që po aplikon fashizmi modern serb, tashmë ka reaguar edhe Parlamenti Europian. 
Dedajt,që këtu i quajnë dediq me sufiksin sllav, ruajnë me krenari kujtimin se janë vetë themeluesit e qytezës, por me dhembje kujtojnë se në themelet e kishës së tyre katolike është godina e Kuvendit aktual të Komunës.
Një grusht idealistësh nga Medoka, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se zgjidhja e një varg çështjes që prekin interesat jetike të shqiptarëve kërkon ristrukturim politik të plotë, që në vitin 2015 qenë angazhuar për krijimin e  Listës Shqiptare, si një bashkim e unifikim i trupit elektoral shqiptar tepër jetik për mbijetesë. Ata ishin të vetëdijshëm për vështërsitë me të cilat do të ballafaqoheshin, por gjykonin se kështu do t’i jipnin një mesazh të mirë faktorit politik në Preshevë e Bujanoc, dhe do të dërgonin sinjale të qarta drejt Tiranës dhe Prishtinës.
ka ardhur koha e ringjalljes së kësaj ideje dhe shtrirjes së saj edhe në Preshevë, BUjanoc e Sanxhak.
Në këtë linjë reciprociteti në mbrojtjen e interesave jetike të shqiptarëve në Serbi me atë të serbëve në Kosovë, është parimi më i shëndosh i kultivimit edhe të fqinjësisë ës mirë neësr edhe me Serbin.

LobiPress:  Cili është mendimi juaj për nismën „Open Balkan“, çfarë qëllimi ka dhe a është i drejt refuzimi që po ia bën Kosova?

Dr Sadri Ramabaja:  Përfundimi i Luftës së Ftohtë shënoi edhe fillimin implodimit të socializmit, që do t’i jap fund BRSS, por edhe Federatës së sllavëve të Jugut të Europës — Jugosllavisë. Ndërkaq viti 1989 shënon njëkohësisht edhe fillimin e fundit të liberalizmit klasik.

Me këtë akt, siç shprehet I.Volerstin, zë fill procesi i restaurimit të neokonservatorizmit dhe restaurimi i Europës, rspektivisht rikthimit të saj në skenën e diplomacisë botërore të rikomponuar. Ky proces do të vazhdojë për dy dekada rresht konform interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha. Ndërkaq shfaqja e globalizmit monocentrik, ku fjalën kryesore do ta kenë SHBA-të, do të shenjojë hyrjen në epokën e shembjes së rendit ndërkombëtar, siç njihej ai përgjatë gjithë epokës së Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë, pas përfundimit të luftërave në truallin e ish Jugosllavisë, shikuar nga ky kontest historik, Ballkani për diçka më shumës e dy dekada, ka përjetuar tranzicion të dyfishtë:

1. Tranzicionin ekonomiko-social dhe

2. Tranzicionin e thellë gjeopolitik.

Pranimi i rendit të ri politik — demokracisë liberale, tashmë në gjithë rajonin, ku në mënyrë më të organizuar e ku nën diktatin e neoliberalizmit ekstrem konservator, ka imponuar transformimin e plotë të pronës dhe i mjeteve të prodhimit. Ky fakt e ka shndërruar Ballkanin në një periferi të pa peshë të ekonomisë së BE-së, ndërkaq në kuptimin gjeoekonomik, ai tashmë ka rrëshqitur në terrenin e rikolonizimit të butë.

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat, ashtu si Kosova, kanë frikë nga mbizotërimi i Serbisë, nuk tregojnë asnjë interes për Ballknin e hapur. Ndërkohë edhe Bosnjë-Hercegovina gjithashtu është “tërhequr” nga iniciativa, si duket nga presioni që ka nga bashkësia ndërkombëtare. Ekziston shqetësimi në Malin e Zi se një Bashkim Ballkanik, që de fakto do të ishte një “Jugosllavi e re” pa Slloveninë dhe Kroacinë, por me Shqipërinë brenda, mund të krijohet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE dhe se anëtarësimi në BE mund të zëvendësohet nga diçka tjetër. Dhe kjo nuk ishte ajo që ata dëshironin deri më tani në Podgoricë.

Për sa i përket përmbajtjes, “Ballkani i hapur” tani është paisur me prerogativa që de fakto janë më shumë sesa lehtësimi i lëvizjes së njerëzve — përkatësisht krijimin e një zone ekonomike rajonale, njohjen e diplomave, çështjen e lejeve të punës dhe shkëmbimet e studentëve, duke pretenduar madje edhe një treg të brendshëm me të gjithë katër liritë për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve, njerëzit dhe kapitalin. Megjithatë ky projekt edhe vetëm si ide ka rezultuar më shumë të jetë në funksion të ringjalljes së tensioneve politike dhe rritës së nacionalizmi, sidomos atij serb. Rrjedhimisht rezistenca ndaj kësaj ideje ishte më e theksuar në Kosovë dhe Mal të Zi, por ajo pritet të artikulohet edhe më qartë nga qarqet progresive gjithandej brenda Ballkanit Perendimor dhe nga Brukseli e Uashingtoni.

Për këtë ide, fillimisht të pagëzuar si Margaritis Schinas, nënkryetari i Komisionit Evropian, nuk ishte aspak i entuziazmuar, përkundrazi ai atë nuk e shihte në funksion të procesit të integrimit të rajonit në BE.

Në emisionin e njohur të njërit nga tv serbe, RasPravda, St. Protić, historiani dhe ish ambasadori serb në Zvicër dhe SHBA, pohon se bombardimet e NATO-s mbi caqet e armatës serbe dhe mbi qytetet serbe (24 maj 1999–10 qershor 1999), paskan ndodhur meqë Perendimi, më saktë “disa nga fuqitë perendimore, nuk na honepsin dot si lider të Ballkanit.” Ata, thellon më tej analizën e tij ish ambasadori dhe ndërkohë studjuesi St. Protić, e kanë të qartë se “ne serbët, kemi vullnetin dhe dëshirën, fuqinë dhe aftësinë që të krijjmë shtetin nacional dominant në Ballkan, i cili do të dominonte krejt këtë pjesë të kontinentit. Këtë fakt nuk mund ta tolerojë asnjë nga fuqitë e mëdha, e veçmas jo ato fuqi perendimore që në këto 20 vitet e fundit e kishin fjalën kryesore.”[9]

Në këtë linjë është edhe studjuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit. Ai në një analizë botuar në 31 korrik 2021, tek trajton idenë për Ballkanin e Hapur, duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, potencon se “Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.

Tutje ai nënvizon se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

“Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” — shkruan Valeri Emeljanov.[10]

Si nacionalisti racional e i matur serb Protić, edhe sivëllai i tij rus Valeri Emeljanov, nuk e fshehin faktin se ky projekt mudn të konsiderohet edhe si kunëdrvënie BE-së, respektivisht filozofisë bazë mbi ët cilën është ngritur ky bashkim sui generis për historinë politike botërore. Prandaj Protić angazhohet për qasje tjetër ndaj Kosovës, për këmbim popullsish mes Serbisë e Kosovës, për aneksimin e gadi gjysmës së Bosnjës (Republika Srbska…) dhe krijimin e Shtetit-komb të Serbisë.

Projekti “Ballkani i hapur” vallë, nuk na qenka pikërisht kjo qasje e Beogradit për krijimin e parakushteve që shpiejnë drejt arritjes së këti objektivi strategjik serb?!

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d