Po të flasë ty, prishtinas i dashtun! Po po ty, ty dhe vetës time njëkohësisht.
A e njeh se kush është Naser Sherifi? Deri sot, nuk e njihja as unë. Por sot e njoha. E uroj fort, që nesër, jo më larg se nesër, ta njofësh edhe ti. Dhe mbas teje, le ta njohin edhe familja jote e ngushtë, rrethi yt shoqëror dhe familja e gjerë.
Kush është Naseri?
Naseri, është një njeri, zotni, intelektual, i kulturuar dhe, përveç të tjerave, njeri shumë i zoti.
A s’janë këto tipare që duhet t’i ketë njeriu që ti, unë e secili nga ne, të përfitojmë?
Po pra, po, janë që ç’ke me atë punë.
Ti i panjohur, ti kushdo qofsh, të jesh i sigurt që, nuk do të të merrja mundimin të flisja/shkruaj për Naserin, sikur të bëhej fjalë për një javë, një muaj, dy e tre apo edhe një vit. Të jesh i sigurt se jo.
Por po flasim për katër vjet. Katër vite janë të mëdhaja. Katër vite, në fakt, është një jetë.
Për katër vite, ti, stabilizohesh për një ardhme të mirë për ty së pari, për familjen tënde së dyti dhe për rrethin tënd shoqëror së treti.
Kush më mirë se Naser Sherifi do të përkujdesej për këtë?
Askush. Ose, fare pak.
Prandaj, është e jona, e kemi në dorë fatin tonë, e kemi në dorë Naserin, ta shfrytëzojmë. E kam fjalën, ta shfrytëzojmë për të mirën tonë të përbashkët!
Ti, je i papunë. Por mund të jesh edhe duke punu. Sigurisht pa sigurime shëndetësore, me një pagë modeste që, s’të dalin as për bukë, se lëre më, për diçka tjetër.
Prandaj, çka? A të vazhdojmë me këtë mesjetë? A të vazhdojmë me këtë jetë qenqe?
Sigurisht se jo.
Shumë të rinjë e të reja, synim të vetëm, e kanë ikjen që këtu. Me ik, qoftë edhe jashtë krejt këtij universi, se jo më nga shteti i Kosovës.
Për çka? Në thelb, secili supozoj të jetë kjo arsyeja: Për një jetë më të mirë.
E Naseri, nga jashtë, po kthehet këtu?
Çfarë ironie…
Dihet që në një botë me të mirë dhe të keqe, ka vetëm dy mundësi për gjërat që ndodhin: ose janë në favor të njeriut, ose janë kundra njeriut, pra ose e bëjnë të lumtur, ose e bëjnë të palumtur. Sipas ligjeve të probabilitetit (në një sistem në ekuilibër e pa ndërhyrje) 50% e ndodhive duhet të jenë në favor të njeriut dhe 50% kundër tij.
Nga ana tjetër, po të marrim qytetarët e vendit e t’i pyesim një nga një se çfarë qëllimi kanë në jetë, çfarë duan, çfarë dëshirojnë apo se për çfarë përpiqen?
Në një realitet normal, besoj se do të dilnim në përfundimin që pjesa dërrmuese e tyre duan paqe, mirëqenie, shëndet e lumturi për veten dhe për familjet dhe për të tjerët, dhe që përpiqen për një botë më mirë për fëmijët e tyre.
Pra, me një fjalë, le të themi se shumica e njerzve duan të mirën e njerzve.
Pyetja është: A nuk mjafton gjithë kjo ndërhyrje me energji pozitive për t’a prishur balancën e mësipërme 50% mirë e 50% keq e për ta kthyer në të paktën 75% mirë e 25% keq?
Si ka mundësi? Përse nuk jemi 75% mirë e 25% keq?
Sepse, janë një grusht njerëzish, të paaftë, krejtësisht të paaftë, që kanë zënë vendet e tyre qoftë në Parlament, qoftë në Asamblet Komunale, për një pagë, një pagë dreqi, një pagë që të ngopet vet.
Naseri, s’është nga kjo kategori njerëzish. E tregon vet Naseri, s’kam çfarë të flasë unë. E tregon fakti që nga jashtë, po vjen këtu.
Cili është interesi tij, që vijka nga jashtë – këtu? Hajt po themi, për një pagë? Jo, jo.
Naseri, po vjen këtu, që të jap kontributin e tij për ty e për mu, për familjet tona. Prandaj, le t’i japim mundësinë.
Le t’i japin mundësinë Naserit, jo për Naserin, por – siç e thashë – për ty e për mu, dhe për rrethin tonë familjar e shoqëror.
Kohë më nuk ka, ne kemi nevojë për Naserin, e jo Naseri për ne.
Mendoje të ardhmen, të lutem! Mendo një herë të vetme, mendo pa emocion e pa m’thasha t’thusha, mendo drejtë, mendo dhe kujto të ardhmen: Mos ta lëshojmë këtë rast, votoje Naser Sherifin, AKR.
Discussion about this post