Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme Kosovë

Flet për LobiPress deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi: Zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj shtetit serb, veprim i detyruar i qeverisë së Kosovës

September 22, 2021
in Kosovë, Lajme, Mërgata, Nacaionale, Personalitete, Politikë, Shqipëri
A A
0
Flet për LobiPress deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi: Zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj shtetit serb, veprim i detyruar i qeverisë së Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë ekskluzive për LobiPress, ka deklaruar se zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, është veprim i detyruar i qeverisë së Kosovës, për shkak se, siç tha ai, Serbia po shkelë në vazhdimësi marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Tutje, Kamberi, shtoi se Shqipëria e as Kosova nuk kanë bërë mjaftueshëm për Luginën e Preshevës. Sipas tij, akoma nuk ekziston një program i përbashkët ndërshtetërorë apo i ndarë i secilit shtet veçmas për ta ndihmuar Luginën e Preshevës në kuadër të një strategjie kombëtare e shtetërore.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025

Kamberi, shtoi se koha nuk pret, sepse, siç pohoi ai, shpopullimi po e bën të veten.

“Është moment i fundit kur të dy shtet duhet bërë diçka konkret dhe programore për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, tha Kamberi.

Për më tepër, intervista e plotë si vijon:

LobiPress: z.Kamberi, dje, ka nisur veçse zbatimi i masës së recirocitetit ndaj shtetit serb. Qeveria e Kosovës detyroj qytetarët serb të vëjnë tabelat e Kosovës, në momentin kur hyjnë në shtetin tonë. Si e patë ju gjithë këtë situatë?

Sh. Kamberi: Si një veprim të detyruar të qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj Serbisë e cila, në vazhdimësi, po shkelë marëveshjet e arritura në Bruksel. Serbia, nga vetë Brukseli zyrtarë, në Rapotin e progresit të ëktij shteti drejt BE-së për vitin 2020 fajësohet për shkeljen e disa marrëveshjeve të arritura me Kosovën në mesin e të cilave është edhe çështja e tabelave të regjistrimit si pjesë e Marrëevshjes për qarkullimin e lirë.

LobiPress: Jemi në dekadën e dytë të pasluftës. Sic e dini edhe ju, në luftën e fundit, pati shumë dëshmor e rrjedhimisht shumë viktima. Pyetja ime është kjo: Në ç’situatë është vendi jonë, z.Kamberi? Pra, a mund që, lehtësisht të dalim para atyre që u vranë e t’iu themi: E bëmë atë për të cilën dhatë jetën? A ishte e mjaftueshme ta zëmë, shpallja e pavarësisë në 2008’tën?

Sh. Kamberi: Kosova si shtet i lirë, i çliruar nga Serbia ishte aspirata e shumë e shumë gjenerateve të shqiptarëve edhe atyre që dhanë jetën për këtë ideal. Në këtë aspekt dhe fakti që Shqipëria është një shtet i NATOS e në rrugën drejt anëtarësimit në BE paraqet arritje të madhe në 30 vitet e fundit, por, para shqiptarëve gjenden sfida të shumta akoma nga të cilat varet stabiliteti edhe i Kosovës e Shqipërisë por edhe i Ballkanit Perëndimorë të cilat kërkojnë mobiliyim e angazhim edhe më të madh. Pranimi i Kosovës në OKB fillimisht e pashmangshëm edhe në NATO e Be duhet të jetë kurorëzimi i këtij procesi shekullorë për shqiptarët. Këto janë sfida që kërkojnë energji e njerëy të ditur, sikurse edhe miq në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që, si komb, të arrijmë këto aspirate gjatë kësaj dekade.

LobiPress: Kush nga politikanët nga Kosova është më shumë mik se të tjerët po themi, i juaji? Në cilin grup parlamentar të shtetit të Kosovës, ke më shumë miq?

Sh. Kamberi: Mundohem që raportet politike t’i mbështes në nivele profesionale, prandaj edhe konsideroj se për shqiptarët e Luginë ssë Preshevës është me rëndësi të kenë raporte të mira me gjitha subjektet politike në Kosovë, sidomos me institucionet e Republikës së Kosovës dhe aato të Shqipërisë. Nuk mund të përzgjedh individë sit ë preferuarit e mi, sepse çfarë do të jetë qeverisja në Kosovë varet nga vullneti i qytetarëve atje, të cilin ne duhet ta respektojmë. Megjithatë personalisht kam raporte të mira edhe me kryeministrin Kurti, kryetarin e LDK-së, Abdixhiku sikurse raporte të mira ehde me kryetrët e partive tjera.

LobiPress: Nga rilindasit, kush është në preferencat e juaja dhe përse?

Sh. Kamberi: Gjithë rilindasit kanë dhënë një kontribut të çmuar në çështjen shqiptare, por botërisht është e njohur se Naim Frashëri është ai që vuri themelet e letërsisë shqipe ndërsa Samiu është ideologu më i shquar i çështjes kombëtare. Nuk duhet përjashtuar as Vasko Pashën e as Çajupin si dhe shumë të tjerë që i përkasin kësaj lëvizje kombëtare.

LobiPress: Ç’mendim keni për Albin Kurtin?

Sh. Kamberi: Konsideroj se z. Kuirti është një patriot i devotshëm, njeri i lexuar me njohuri të shumta. Ajo që është me rëndësi të theksohet është vendosmëria e tij për çëtjet parimore politike.

LobiPress: Disa ish-pjesëtarë të UCK-së, tashmë, janë duke u gjykuar në Hage, nga Gjykata Speciale. Si e shihni ju, këtë situatë?

 Sh. Kamberi: Këta pjesëtarë të UÇK-së janë sot, në Hagë në kuadër të procesit të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare për të eliminuar çfarëdo njolle të zezë në luftën për liri të popullit të Kosovës. Të kujtojmë se Parlamenti i Kosovës ka votuar Ligjin për bashkëpunim dhe themelimin e Gjykatës Speciale për qëllimet e sipërpërmendura. Besoj që në këtë proces do të eliminohet çfarëdo dileme në pastërtine e luftës për liri dhe kundër fashizmit serb.

LobiPress: Si është gjendja e shqiptarëve që jetojnë në shtetin e Serbisë, dmth preshevasit, medvegjasit dhe bujanocasit?

Sh. Kamberi: Më e vështirë senë çdo situatë të historisë modern. Diskriminimi perfidy serb, që po ngushton hapësirën për jetë, e që prek çdo pore të jetës politike, sociiale e ekonomike po ndikon në shpopullimin e Luginës së Presevës nga shqiptarët. Këtë process po e përshpejton edhe Serbia me aplikimin e masave selective administrative të pasivizimit të vendbanimit të qytetarëev. Prandaj, edhe apeli jonë constant është për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë për të ndihmuar me programekonkrete Luginën e Preshevës.

LobiPress: A ka bërë shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë, sa duhet për ta? Ka bërë dicka që nuk duhet bërë apo nuk ka bërë mjaftueshëm?

Sh. Kamberi: Duhet thënë hapur se as Shqipëria e as Kosova nuk kanë bërë mjaftueshëm për Luginën e Preshevës. Akoma nuk ekziston një program i përbashkët ndërshtetërorë apo i ndarë i secilit shtet veçmas për ta ndihmuar Luginën e Preshevës në kuadër të një strategjie kombëtare e shtetërore. Koha nuk pret, sepse, siç e theksova, shpopullimi po e bën të veten. Është moment i fundit kur të dy shtet duhet bërë diçka konkret dhe programore për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

LobiPress: Nëse do të ishe në Kosovë, në cilin parti do ta shihnim Shaip Kamberin?

Sh. Kamberi: Unë jam në politikë në kuadër të procesit të luftë ssë shqiptarëve të këtij rajoni për më shumë të drejta. Sikurse shumë miq e kolegë të mi isha angazhuar në partinë atëherë të vetme shqiptare në Luginë të Preshevës për të dhënë një kontribut në një rajon që ishte nën administrimin e egër të Sllobodan Millosheviqit. Nga kjo perspektivë nuk mund të them se ku do të isha në Kosovë, por sigurisht që në politikë secili person angazhohet në një rreth ku kabashkëmendimtarët dhe mundësinë për të dhënë kontributin e vet.

LobiPress: Kush është mesazhi juaj për shqiptarët në tërësi dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë?

Sh. Kamberi: Nuk e konsideroj veten të denjë për t[i dhënë mesayh gjithë shqiptarëve, sepse ndër shqiptarët ka personalitete shumë më të çmuara e më të denjë se unë që duhet bërë këtë. Ajo që mund të them është se lufta për ta bërë shtet Kosovën (pranimi në OKB; BE e NATO) akoma nuk ka përfunduar, se lufta për t,i bërë shqiptarët si popull ndoshta më të rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit kërkon angayhimin e kontributin të të gjithë shqiptarëve, sikurse brenda dy shteteve (Kosovë e Shqipëri) ashtu edhe nëve që jemi jashtë kufijve kombëtare sikurse edhe diasporës tonë e cila gjithmonë ka luajtur një rol shumë të rëndësishmë në sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.

LobiPress: Cili është mendimi juaj për dialogun Kosovë – Serbi?

Sh. Kamberi: Secila luftë fundin e ka në tryezën e bisedimeve, prandaj edhe në këtë kontekst konsideroj se dialogu është i domosdoshëm. Por gjithmonë është fjala për një dialog që duhet të sjellë marrëveshjen pëefundimtare të njohjeve reciproke e cila do të stabilizojë jo vetëm raportet shqiptaro/serbe, por edhe gjithë Ballkanin Perëndimorë. Me gjithë respektin për BE-në, koha po dëshmon se ndërmjetësimi i saj është i pamjaftueshëm për ta bindur Serbinë për marrëveshjen finale. Në situatë të këtillë, në të cilën Serbia po largohet gjith një e më tepër nga marrëveshja finale, konsideroj të pazëvendësueshëm rolin e Washingtonit zyrtarë për të ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare.

LobiPress: Për mërgimtarët e luginës, a kanë vështirësi kur vinë në vendlindje?

Sh. Kamberi: Problemi qëndron në largimin në masë të njerëzve si pasojë e diskriminimit politik e ekonomik. Diaspora jonë është prezente në Luginë gjatë muajve të verës, por, për shkak të mungesës së sigurisë së përgjithshme, ajo akoma heziton që me projekte konkrete t ëvijë në komunat tona.

LobiPress: A janë të organizuar dhe a ka kontakte me mërgimtarët?

Sh.Kamberi: Ka disa shoqata të mërgatës tonë nëpër shtetet e Perëndimit. Meqë diaspora jonë tradicionalisht, është e koncentruar në Zvicër e Gjermani edhe roli i këtyre shoqatave është në këto shtete. Duhet thënë se megjithatë këto janë shoqata të organizuara në baya lokale, sipas vendbanimeve nga Lugina e Preshevës, e nuk kemi të koncentruar një organiyim të diasporës tonë.

LobiPress: Si duhet që të organizohet mërgata në ndihmë të Atdheut?

Sh. Kamberi: Mednoj se duhet dhënë kontribut me projekte konkrete, investimin e kapitalit, dijes dhe lidhjeve që kanë krijuar në shtetet ku jetojnë e punojnë.

LobiPress: A ka dëgjuar për Lobin Shqiptar ( Euro -Atlantik)?

Sh. Kamberi: Kam njohuri për ekyistimin e Lobit Euro-Atlantik Shqipar, si organizatë mbarëkombëtare e mërgatës shqiptare, e strukturuar dhe organizuar nëpër shumë shtete të botës.

Intervistën e realizoj, gazetari: Valon Rogova

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d