
Ekonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka.
Si vend i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit, Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re dhe mjaftë mirë e kualifikuar, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, politika fiskale me taksat më të ulëta tatimore në rajon, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-së dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-së, në qershor të vitit 2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë të fuqishëm ekonomiko-financiar si BERZH, Organizata botërore e Tregtisë OBT etj.
Statistikat vitale të ekonomisë
- Nr. i banorëve: 2.2 milion
- Sipërfaqja: 10,908 km²
- GDP: 4.2 miliardë € ( 2010 vl)
- GDP shkalla e rritjes ekonomike:4.0% (2010 vl)
- GDP për kokë banori:1909 € (2010 vl)
- GDP – ndarja në sektorë: bujqësia 20%, industria 20%, shërbimet 60%
- Shkalla e papunësisë rreth 40.%
- Shkalla e inflacionit: 3.5% (2010)
- Energjia:
- Prodhimi: 5596 miliard kwh (2010)
- Shpenzimi: 6062 miliard kwh (2010)
- Shkembimet tregtare
- Eksportet: 295.0 milion € (2010)
- Partnerët kryesor te eksportit: Italia ( 27.1%), Shqipëria (10.4%,) Maqedonia (8.9%), Zvicrra (6.0%)Gjermania(5.3%), Kina (5.0%) Turqia (3.2%), Serbia (2.1%), Sllovenia (1.3 %)..
- Mallrat që eksportohen: mallra të përpunuara (56%), materiale të papërpunuara (25%), ushqime dhe kafshë të gjalla 6%, lëndë djegëse 4%, makineri e pajisje transporti (3%), etj[1].
- Importet: 2,157 milion € (2010)
- Partnerët e kryesorë të importit: Maqedonia (14.8%), Gjermania (13.0%), Serbia (12.1%), Turqia (7.0%), Kina (6.3%), Italia (4.7%), Shqiperia (3.2%), Sllovenia (3.0%).
- Mallrat që importohen: makineri dhe pajisje transporti (21%), mallra të përpunuara (20%), lëndë djegëse (16%), ushqime dhe kafshë të gjalla (16%), produkte kimike (10%) etj[1].
- Resurset natyrore: linjiti, zinku, plumbi, ferro-nikeli dhe toka pjellore bujqësore.
- Valuta: EURO
– See more at: https://www.mei-ks.net/sq/kosova/ekonomia-e-kosoves#sthash.ydtelbr6.dpuf
Discussion about this post