Kinematografia ka qenë temë e diskutimit në edicionin e fundit të emisionit “E Diela Vlen” me Vlera Jusufin.
Të ftuar në studio ishin profesionistë nga fusha e artit dhe kulturës, të cilët kanë ndarë përvojat e tyre në film, shkruan ATVLIVE.TV
Aktorja e suksesshme, Albulena Kryeziu – Bokshi, ka thënë se personalisht e sheh veten më shumë në film sesa në teatër, por që sipas saj është në pritje të një roli kryesor në film të metrazhit të gjatë.
“Mbi 20 filma të metrazhit të shkurtë i kam, që shpesh them nëse montohen del një film 2 orësh me rol kryesor unë e me personazhe të ndryshme. Fatkeqësisht s’kam pas rast ta pranojë një rol kryesor në një film të metrazhit të gjatë, jam në pritje, pasi që kam refuzuar dy oferta, por që s’e kam gjet vetën në këto role.
Për filma të shkurtë them se “gjuhem” në ta dhe janë një përvojë shumë e këndshme, njoftohesh me regjisor të ri dhe krijon lidhje me ta. Përndryshe e konsideroj veten si aktore të filmit më shumë sesa të teatrit, por ne duhet të mbijetojmë dhe unë punoj në teatër”, ka thënë ndër të tjera aktorja kosovare.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në linkun më poshtë:
Discussion about this post