Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme Shqipëri

351 ukrainas në Shqipëri, kërkojnë punë e strehim

März 16, 2022
in Shqipëri
A A
0
351 ukrainas në Shqipëri, kërkojnë punë e strehim
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri tashmë kanë mbërritur 351 shtetas të Ukrainës si refugjatë, pas luftimeve të nisura nga forcat ruse. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, takoi ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, duke i garantuar mbështetje shtetasve ukrainas.

“Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti”, shprehet ministri Çuçi. Në vijim të takimit ai theksoi se Shqipëria do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira”, shprehet ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Lexo po ashtu:

Rama takon Tony Blair në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe Ballkani i Hapur

Rama takon Tony Blair në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe Ballkani i Hapur

April 19, 2022
Serbia me sistem mbrojtës kundër raketave, Rama: Nuk e shoh si kërcënim

Serbia me sistem mbrojtës kundër raketave, Rama: Nuk e shoh si kërcënim

April 12, 2022

Shumica e ukrainasve që kanë mbërritur në Shqipëri nuk e kanë për herë të parë këtë vend, pasi një pjesë prej tyre kanë qenë për pushime. Ivan Shevchenko është njëri prej tyre.

Shevchenko, inxhinier bërthamor, tash gjendet në qytetin e Vlorës së bashku me prindërit dhe dajën. Ai nuk iu është përgjigjur thirrjes së presidentit Volodymyr Zelenskyy për të qëndruar në mbrojtje të vendit.

“Jemi këtu prej datës 10 mars me familjen time dhe familjen e dajës tim. Ka qenë një telefonatë e mikut tonë që na ofroi siguri këtu. Situata në Kiev dhe Ukrainë është shumë e vështirë, shumë e frikshme, pothuajse nuk ka mbetur asgjë atje. Miqtë e mi kanë qëndruar në Ukrainë. Edhe unë doja të qëndroja, por mamaja ime nuk largohej pa mua nga vendi, ashtu më tha. Situata është shumë e vështirë. Shtëpi që po shkatërrohen dhe njerëz, të cilët po humbasin jetën. Ndërkohë që këto kohë flas me miqtë dhe më tregojnë për situatën e tmerrshme. Dua të falënderoj shqiptarët, miqtë e mi vlonjatë që i kam njohur gjatë pushimeve të viteve të shkuara ”, thotë Shevçhenko.

Ai, që në Ukrainë ishte inxhinier bërthamor, rrëfen se po kërkon një punë në Shqipëri me qëllim që të sigurojë të ardhura.

“Unë punoj në Ukrainë, jam inxhinier bërthamor. Tani më duhet të gjej një pune dhe te siguroj të ardhura”, thotë Ivan Shevçhenko.

“Jemi këtu të qetë, pa bomba dhe pa tmerrin e luftës që përjetuam në Kiev. Edhe pse ishim të strehuar në një tunel përsëri kishim frikë, jeta jonë nuk ishte e sigurt. Zelenskyy është heroi ynë, ndërsa populli i Ukrainës është i pamposhtur. Shkaku i luftës është Hitleri i dytë, Putini”, thotë Misha Shevçhenko.

Ndërsa, LLora Shevçhenko tregon itinerarin e udhëtimit nga Kievi në Shqipëri.

“Kemi nisur udhëtimin prej datës 5 mars e kaluam në Hungari, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbërritur në Vlorë, vend të cilin na i rekomandoi një mik I cili më herët ka qenë me pushime këtu”, thotë ajo.

Të dyja familjet janë strehuar falas në një hotel në Vlorë. Ata thonë se janë përshtatur me ambientin, pasi kulinaria e të dyjave vendeve është thuajse e njëjtë.

“Unë po gatuaj gjellë tradicionale të Ukrainës por që janë të ngjashme me kuzhinën shqiptare: fasule, patate dhe makarona. Po gatuaj edhe për nesër, t’i bëj gati”, thotë ukrainasja Ludmilla Tallash.

Shtetasit e Ukrainës që largohen nga vendi i tyre mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë dhe të qëndrojnë për një periudhë 1-vjeçare pa qenë nevoja të pajisen me leje qëndrimi.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d