Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Jeta

NJË NATË TMERRI NË TROJET E MEDVEGJËS!

Februar 4, 2022
in Jeta, Opinione
A A
0
NJË NATË TMERRI NË TROJET E MEDVEGJËS!
Share on FacebookShare on Twitter

JETA NË MESIN E UJQËRVE!

Lexo po ashtu:

Faktorizimi i mërgimtarëve si komunitet, i domosdoshëm!

Faktorizimi i mërgimtarëve si komunitet, i domosdoshëm!

März 29, 2023
Kur kemi pasivizim e diskriminim, ekziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit !?

Kur kemi pasivizim e diskriminim, ekziston mundësia e manipulimit edhe të regjistrimit !?

Oktober 17, 2022
Foto:Google

Unë jam lindur në një fshat të Medvegjës. Fëmijërinë dhe shkollimin fillorë e kam krye në Medvegjë. Meqenëse punë për ne shqiptaret nuk kishte në Medvegjë ,u detyrova të gjejë diku në Serbi. Së pari si i ri fillova të punoi në Leskovcë si punëtor krahu, ishte pak me afër fshatit e kisha mundësinë ta vizitoj familjen me shpesh. Duke kaluar koha unë kërkoja një punë më të mirë. Me ndihmën e disa shokëve të komunës sime unë kalova në Beograd. E gjeta nja punë pak më të mire ku fillova të punoj. Aty ishin të punësuar nga të gjitha anetë e Jugosllavisë , por më së shumti kishte serb. Ishin kohëra të vështira ,gjuhen aq mirë nuk e dija por edhe kushtet për jetesë ishin të vështira , jetonim me një konvikt të punëtorëve. Duke kaluar koha fëmijët dhe gruaja që i kisha në fshat filluan të mërziten. Kur koha erdhi që fëmija të fillojnë me shkollën ,unë vendosa ti marr edhe ata afër veti. Gati një muaj kërkova banesë gjerë sa e gjeta një me kushte pak me të mira. Për mua filloi një jetë e re. Fëmijët i regjistrova në shkollë me shumë mundime, sepse ata nuk e dinin gjuhen serbe. Mirëpo, pas një viti që e kryen klasën e parë ata flisnin më mirë se unë.Kështu filluan edhe fëmijët tjerë që ende nuk kishin shkuar në shkollë. Jeta ime në Beograd zgjati plot 30 vite me probleme, me ditë të mira dhe të këqija. Jetesa në mesin e serbeve është një jetesë si në mesin e ujqërve, nuk dihet kur të sulmojnë e të kafshojnë, unë atë e dija forte mirë. Ujqërit më sulmuan pas vitit 1981, kur në Kosovë shpërthyen demonstratat e studentëve. Në ato demonstrata ishin shumë pjesëmarrës edhe familja ime që ishin duke jetuar në Kosovë. Jeta në Beograd u bë për mua dhe shumë shqiptarë një jetë ferri. Si në rrugë si në punë na shikonin si të jemi njerëz të një planeti tjetër .Për të gjithë shqiptarët ishte një jetë e njëjtë. Çdo ditë në televizion dëgjonim lajme të ndryshme mbi separatizëm dhe mbi burgosjen e shumë studenteve shqiptarë. Duke kaluar kështu një jetë ferri e tmerri, edhe komshinjtë u distancuan nga unë, filluan të më quanin SHIPTAR, irredentistë.

Nuk ua kisha frikën fare, por mendoja fëmijët të mos mi gjejë diçka. Koha filloi të behet edhe më e rëndë. Një ditë më erdhi lajmi se vëllain tim Trimin ma kishin marre policia si aktivistë kundër shtetit. dhe me vonë e dënuan me burg. Ishte ajo që unë e prisja, sepse e dija që Trimi me gjithë shpirt ishte për Bashkim me Shqipërinë. S’kisha çka të bëja ,vazhdova ende të jetoj në Beograd. Kur filloi kasapi Millosheviq të prente e grinte në Bosnje ,atëherë ne shqiptaret filluam të humbim një nga një nga Beogradi . Me kujtohet , organizata ku unë punoja u paguante mëditje punëtorëve për të dalë në rruge dhe brohoritë . Kosovo je nashe – Kosova është e jona. Unë me disa shqiptarë u larguam nga turma .Të gjithë mu vërsulen duke me sha e fyer. Më në fund u dënova nga organizata 30% nga rroga për 6 muaj rresht, kurse serbët merrnin mëditje nga 20 marka të asaj kohe.Jeta u bë e pamundshme në Beograd. Pasi u pensionova vendosa të kthehem në vendlindje. U konsultova me fëmijë edhe ata më preferuan të kthehem. Mora krejt çka munda dhe u ktheva në fshatin ku kisha lindur, ishte shumë afër Medvegjës. U detyrova të lajmërohem në Komunë. Në fshat kushtet ishin të vështira, shtëpinë e kishim braktisur para 35 vite. Isha ende me një vullnet pune, me gruan filluam ta rinovojmë shtëpinë disi. Në fshat kishim një grua e moshuar afër 90 -tat ,dhe një tjetër 60 vjeçe, askush tjetër nuk ishte, të gjithë e kishin braktisur fshatin. Dita ditës kushtet për jetesë fillova ti përmirësoi , i bëra të gjitha nga pakë. E bleva një dhi ,me të e humbja kohen ,dhe me ushqente me qumësht. Në fshat ishte një qenë shtëpiak, edhe ai mu bashkua në oborr dhe nuk me linte fare në vetmi. Si duket reduktimet e rrymës ishin të shumta ,mirëpo për fshatra me shqiptarë ishin po thuajse çdo ditë. Kjo më mundonte shumë ,kisha nevojë ti përcjell lajmet çka po ndodhë. U detyrova të blejë një fener si në kohërat e moçme, po ashtu e mbaja një bateri akumuluese për të bërë dritë. Netët ishin të gjata edhe trishtueshme . Unë me gruan të vetmuar që jetonim në një shtëpi të vjetër, për çdo natë dëgjonim disa zhurma të pakuptimta që silleshin në fshat. Unë se kisha friken fare, kisha droje që gruaja mos të frikohet vuante nga tensioni.

Mirëpo, një natë kah mesi i natës dëgjova një zhurmë automjeti, u ofrua afër shtëpisë sime, gruaja me tha ndoshta janë djemtë kanë aradhe për vizitë, edhe unë mendoja ashtu. U zgjova shpejt fillova të vishem, ndërkohë filluan të lehurit e qenit, atëherë e kuptova se nuk janë djemtë, sepse qeni nuk i lehte fëmijën e mi. Më pas e dëgjova një krisme nga revolja, ma vranë qenin. Unë ashtu në pizhame dola jashtë ,në fund të rrugës e vërejta një automjet Niva të policisë duke u larguar me shpejtësi. Tërë natën nuk më mori gjumi. Të nesërmen mora gruan për ta dërguar tek mjeku, si duket ajo mori trauma nga ngjarja, shkuam në Medvegjë ,gruaja hyri në ambulancë për kontroll unë vazhdova në polici. Hyra brenda ,e kërkova të takohem me shefin e policisë. I tregova ngjarjen, edhe unë kërkova një arme gjuetie ta kem në shtëpi për sigurim, sepse kam shumë kërcënime e sulme natën. Po ashtu i thash se mbrëmë automjeti i juaj Niva ka qenë në oborrin tim dhe ma kanë vra qenin. Me këto fjalë plasi gazepi. Shefi i policisë u ngrit në këmbë e me tha “ Ti a po donë me thënë që policia është vrasëse apo çka “?. Nga mllefi ja ktheva ! Ju keni vra njerëz e s<code>po varni qenë. Në atë moment i ka ftuar edhe dy polic tjerë edhe kanë fillua të më rrahun barkut, brinjëve dhe këmbëve, vetëm fytyrës nuk me goditen. E di që jam alivanos dhe në fund jam zgjuar nuk e dija ku jam . Më kërcënuan duke me thënë, i keni tri ditë të ikësh nga këtu, shko në Allbani, bash kështu më than. Dola nga stacioni i policisë vazhdova tek ambulanca për ta takuar gruan, ajo nuk ishte aty e kishte krye kontrollin dhe kishte vazhduar tek një shoqe e sajë. Më në fund e mora gruan e cila më vërejti menjëherë dhe mirë e kuptoi çka më ka ndodh. Me urgjencë mora një taksi dhe shkuam në shtëpi. Nata ishte shumë e gjatë, filluan t</code>më kapin dridhjet dhe temperatura. Gruaja me do barna që i kishte më qetësonte nga pakë, mirëpo ishte e kotë, dhimbje kisha në brendi, si duket mushkrit dhe veshkat mi kishin shkatërrua. Nata më zgjati e pafund. dhimbjet mu shtuan edhe më shumë, mezi prisja të agoi drita. Më në fund filloi mëngjesi. Unë me një telefon që e kisha fillova ta thërras një taksi ,të cilin e thirrja kur kisha nevojë. Gruas i thash ti marrin krejt çka mundet me veti, se nuk di a kthehem i gjallë. Më në fund erdhi taksia në orën 8 të mëngjesit, hymë në automjet dhe me gjysmë zëri i thash , vozit shpejt për Prishtinë. Nga fshati deri në Prishtinë kisha aq dhimbje që nganjëherë me një shishe uji që gruaja e mbante në dorë ma freskonte shpirtin. Në çdo gropë që haste makina dhimbjet ma kaplonin shpirtin. Më dërguan drejtë në spitalin e Prishtinës pikërisht në Emergjencë. Filluan t<code>më kontrollojnë mjekët ku edhe ata u befasuan duke më thënë se ke pas goditje të rënda, duhet patjetër një incizim të thellë ta bëni. Pasi që bëra incizimin të cilin me preferuan mjekët i dorëzova tek specialisti. I habitur me tha! Si është e mundur të qëndrosh në këmbë ,keni gjakderdhje të brendshme dhe dëmtim të mëlçisë dhe të veshkave, po ashtu nga rrahje me shkopin e policisë ,filloj të shfaqet trombi në këmbë, i kisha të dëmtuara damarët e gjakut. Me urgjencë më shtrinë në spital. Familjaret filluan t</code>më vizitojnë ,isha i lodhur nuk kisha fuqi të komunikoj me ta. Kujdes të veçantë kishte vëllai im ish i burgosur, i cili nuk mundte ti ndali lotët duke thënë “ Te paskan mbyt qafirët”, Por prapë më epte kurajë duke më thënë ! “mbaju vëlla se unë kam qenë njëqind herë i rrahur edhe ma keq gjerësi isha ne burgjet e shkaut” Unë u mundoja të forcohem por ishte pamundur.

Fjalët e vëllait !
Një mëngjes shkova shpejt te spitali ta takoi vëllain, tërë natën nuk munda të flejë ,me kapluan disa mendime të këqija, disi me thërriste vëllau ! Eja o Trim ku më humbe!. Kjo më ndodhi . Nuk humba unë ,por me humbi vëllai. Tek dera e spitalit më takoi një shok , fjalën e pare më tha ! “Mos u mërzit se vëllau paska vdekë”! Me këto fjalë më humbi drita e syve, nuk mund të flisja e as të ngjitem shkallëve. Me ndihmën e shokut ju ofrova sportelit, të njëjtat fjalë mi tha edhe personeli mjekësor që punonte në recepsion. Kufoma e trimit ishte dërguar ne murgë. Më ftuan mjeket ta vërtetoi se a është vëllai që kishte vdekur. Nuk e pata forcën ,aty hyri vëllai tjetër që ishte më i vjetër se unë. Doli me lot në sy duke na shpreh ngushëllime të gjithëve që shumë shpejt u tubuam tek spitali .Pas vdekjes vendosëm që të ndjerin ta varrosim në fshat, aty ku kishte lindë ,atu ki i kishte nënën dhe babanë të varrosur, aty ku edhe ju shkaktua shkaku i vdekjes. E gjithë familja vendosën ta varrosin në vendlindje. Të gjithë të organizuar morën kufomën në mëngjes dhe ja mësynë kufirit famë- keq Mutivodë. Me të lajmëruar në kufi i prezantuan dokumentet e spitalit edhe të gjitha tjerat që kishte nevojë të transferohet kufoma. Mirëpo, ndodhi ajo që nuk pritej. Kufomën mund ta ktheni mbrapa ajo nuk mund të hyjë në Serbi, arsyeja nuk treguan. Vëllai , Trimi ish i burgosuri politik ishte këmbëngulës që vëllain ta varros në vendlindje. Gati tërë ditën presin në kufi ,ishte e pamundur ta lirojnë. Në fund vëllai vendosi ta varros në kufi, në zonën kufitare.
Aty thuaj se të gjithë mbeten pa fjalë, nuk kishin guxim ti thoin jo. Mirëpo me ndërhyrjen e policisë kufitare të Kosovës, detyrohen që kufomën ta kthejnë mbrapa në Prishtinë. Ashtu edhe vepruan. U varros në varrezat e Prishtinës ,por në ditën e varrimit ,vëllai besnik premtoi se herë do kur eshtrat e tij do ti dërgoj në vendlindje. Ndër kohe situata disi mori një gjendje më të mirë, dhe pas një kohe eshtrat e të ndjerit i dërguan në fshatin e lindjes, ku u varros për së dyti herë. Kështu është jeta në Medvegjë, për fat të keq eshët edhe sot. Jetë në mesin e ujqërve.

Shaban Abazi
Astana Kazakistan. 2022.

spot_img

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d