Shkruan: Blerina Ademi Sahiti
Sa është e madhe Kosova bre ?Shumë ?
Nëse shumë , sa është ajo shumë?
Aq shumë sa mezi në hartë arrin ta gjen një nxënës i shkollës fillore.Sa është e madhe Kosova bre ?
Pak ?
Nëse pak , qysh bre ndodhë vrahet njeriu para derës së shtëpisë , në një rrugicë të ngushtë, e ndoshta pa dalje, edhe vrasësi arrin me ik edhe policia nuk arrin me kap ?!
Çka s’është në rregull bre ?
Policia pa mjaftueshëm e përgaditur për kapje të kryerësve të veprave penale apo kryerësit shumë të përgaditur sa t’i ikin policisë nga një rrugë e ngushtë që mezi dy vetura arrijnë të kalojnë, edhe kalojnë vite mbeten në arrati në një Kosovë të vogël , ku secili secilin daj e teze e ka , edhe askush askend se njeh kur është në pyetje identifikimi i kriminelëve…
Kosovë tash a je shumë e madhe apo je shumë e vogël ?!
Me pas gojë kishe fol Kosovë, e besa e kishe akuzu drejtësinë se “ shpirtin në fyt ta kanë pru “ apo ?
Po qysh jo !
Baba pani dhimt shpina bon pare në Kosovë , e lazdron djalin aq fort , e për një ditëlindje të 16 hala pa i mbush 18 ia blen një veturë se tamam deri ta merr patent shoferin ia merr mendja mësohet me vozitë… Mburret baba se kur tabela tregon shpejtësinë 60km/h djali e shtyp gazin edhe arrin me vozit 90km/h edhe besa e duartroket bravo djali jem , ti me 5 orë në autoshkollë e merr patentën pa merak , t’ka baba trim…
Po, po trim !
Aq trim sa ta pagun instruktorin edhe pa u dok hiq në test ta merr patentë shoferin e ti djal lazdran , se ta merr mendja ashtu është më mirë se ashtu po thotë baba, e shkel gazin aq fort e humb kontrollën aq fort edhe e merr në qaf një familje të tërë që është tu vozit si më së miri udhës vet.Kosovë bre , a përnime t’ka ardh shpirti në fyt ?!Të vjen vallah, po qysh jo !
Djali 21 vjeç kohën me diplomu bë universitet e me u punësu në profesion, hin n’dhe , pse është detyru me punu kamarier në lokal e me pagu librat e me mbajt familjen me pak hargj… po dalin disa kabadaji , shkojnë n’kafiç , rrehen mes veti, gjujnë me armë e dora terezi s’ka shkon plumbi e rrok kamarierin…
Edhe ?
Ose vrasësi arratiset e shpallet në kërkim e kurrë nuk gjindet ose i shqiptojnë masën e arrestit 48 orë , mandej gjykimi vazhdonnn… qysh vazhdon e dimë krejt qe 22 vjet apo ?Kosovë bre , a po pret edhe ti ndryshim si na ?
Në drejtësi ?
Në siguri ?
Se edhe ty Kosovë shpirti në fyt t’ka ardh si neve, që mall e ke me hap televizorin se nuk sheh tjetër veç kronika të zeza .Kosovë a je shumë e madhe apo je shumë e vogël ?!
Me qenë e madhe ishe arsyetu diqysh , po po thojnë se je e vogël , e masi je e vogël qysh me u arsyetu para nanës që ia vranë djalin në vend të punës?
Qysh me u arysetu para gruas që mbeti më fëmijë pse burri i ra nga ndërtesa tu punu pse s’pat siguri aty e s’ka guxu as me u anku, se s’ka më mirë te ti Kosovë , nëse se ki gjepin plot…Tash Kosovë i ke bo do rrugë të mira , autostrada po i thojnë!Ah mos vet !
120km/h po lejohet me vozitë ama joo joo kurgjo s’kemi bo nëse se shtypim gazin160km/h edhe me mbyt dikend që udhës vet po ec me aq shpejtësi sa i lejohet.Joo shlir vozit mbi shpejtësinë e lejuar se policë rrallë sheh autostradave , se po i mundon zhegu, pse mu lodh, i shpëtun qytetarë publikojnë disa foto kjo veturë kshtu e ajo tjetra ashtu, gatshëm dënimi…
Besa, tash edhe me dron janë furnizu , hiç mos dilni, se po ju nxinë dielli e mjerë na mbetemi pa policë se edhe ashtu i kemi shumë të përgaditur ( ka përjashtime )Kosovë a je shumë e madhe a je shumë e vogël?!
Në qofsh e madhe arsyetohesh ama në qofsh e vogël ti, sa e vogël mundet me qenë Mitrovica në ty plus një Mitrovicë e përgjysmë se gjysma tjetër tash e 22 vjet është mysafire e armikut e pe presim me na kthy se vet me marr s’na mjaftoi takati e fuqia Kosovë, se na shqiptarët ma të zotë ishim me vra vëllai vëllain se shkaun …Po, një Mitrovicë e përgjysmë sa e madhe mundet me qenë?
Dy rrugë a tri rrugë kryesore i ka krejt , edhe vrahet njeri para derës shpisë e tjetri rrehet e përgjaket në mes sheshit , ndërsa kryerësit arratisen.Dy a tri rrugë kryesore krejt edhe nuk arrin me i prangos.Helikopter s’patën ata joo me fluturu , po patën trimëri se e ditën që policia s’ka organizim a guxim me i zanë.Del njeri punon për kafshatën e gojës, për 200 euro mo edhe çohen dy djem lazdrana e sulmojnë me armë për vdekje për ato pak pare t’pazarit ditor.Po jepja o i gjorë mos u mundo me mbrojtë pazarin se s’mundesh me ia dal me ta se sot secili me armë janë bo edhe t’vrajnë e pesë pare si japin se e din që dalin para gjyqi shprehen të penduar edhe i falet dënimi.
Shtet mos flej mo !U bo boll!Shpirti në fyt na ka ardh !Ndërro drejtësinë , ndërro taktika , e krijo siguri !Ke ndërru qeverinë Kosovë mas sa vjete, duam shpresë me jetu në ty, pak andrra na kanë mbetë edhe ato mos na i mbytë.S’je Kosovë aq e madhe sa po thojnë.Ti mundesh me ia dal , vetëm duhet njerëzit e duhur të udheheqin në institucionet e duhura edhe bin senet në binar.
Discussion about this post