Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme

Flet për LobiPress: Manuela Canaj, studentja që po tregon sukses të jashtëzakonshëm në mjekësi, në Gjermani

September 16, 2021
in Lajme, Mërgata, Personalitete, Shkencë, Shqipëri
A A
0
Flet për LobiPress: Manuela Canaj, studentja që po tregon sukses të jashtëzakonshëm në mjekësi, në Gjermani
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët shqiptarë tashmë kanë “pushtuar” evropën, duke treguar sukses në fusha të caktuar, veçanërisht në fushën e mjekësisë.

Një nga studentët që po tregon sukses të jashtëzakonshëm, është edhe studentja shqiptare, Manuela Canaj, një vlonjate e cila, qysh në moshë të re, ka treguar zotësi në shkencë.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025

Canaj, është në përfundim të studimeve në mjekësi në Gjermani.

Në një intervistë ekskluzive për “LobiPress”, Canaj, shprehet se së shpejti do ta kryej specializimin në degën e Radiologjisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Canaj, tha se synimi i saj kryesor ka qenë dhe është të bëhet profesioniste në punën, të superoj veten duke ndërmarrë sfida dhe strategji, të ndihmoj pacientët në diagnostikimin dhe terapinë e sëmundjeve të ndryshme.

Tutje, Canaj, tha se mjekësia përveçse një pasion është edhe mision.

Intervista e plotë:

LobiPress: Pamë se jeni duke studiuar mjekësinë në Frankfurt të Gjermanisë, na thoni pak ju lutem cili është drejtimi konkret dhe se cilat janë aspiratat ose synimet – le ta themi – tuajat?

Canaj: Unë jam studente e mjekësisë në Johann Ëolfgang Goethe Universität Frankfurt , në vitin e fundit të ciklit universitar. Paraprakisht jam duke ushtruar dy punë, punoj në një Klinikë Private dhe në qendrën e vaksinimit më të madhen në Frankfurt.

Specializimin do ta kryej në degën e Radiologjisë pavarësisht se i adhuroj të gjitha degët e mjekësisë si rezultat i punëve të ndryshme që kam bërë gjatë studimit në Kardiologji, Gastroenterologji, Mjekësi të përgjithshme, Anestezi etj. Synimi im kryesor ka qenë dhe është të bëhem profesioniste në punën time, të superoj veten duke ndërmarrë sfida dhe strategji, të ndihmoj pacientët e mi në diagnostikimin dhe terapinë e sëmundjeve të ndryshme. Mjekësia nuk është vetëm pasion por mision, duhet ta dashurosh këtë profesion çdo ditë.

LobiPress: Me pak fjalë, si do ta vlerësonit situatën në kontekstin shëndetësor në Shqipëri, por po patët informacion, edhe në trevat tjera shqipfolëse, si Kosova apo Maqedonia?

Canaj: Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetje po ju përshëndes me një poezi të Asdrenit:

I DASHUR ATDHE

Me vite jam larguar,

i dashur Atdhe,

por nuk të kam harruar, z

Kjo zemra më këndon

për ty, o Shqipëri,

por prapë më lëngon,

se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,

këndej ku jam Atdhe,

gjithnjë po të kujtoj,

se bijën tënde më ke.

Asdreni

Besoj se e kuptuat domethënien e kësaj poezie. Unë jam lindur dhe rritur në Vlorë, e kam shumë të theksuar ndjenjën patriotike dhe dashurinë për vendin tim. Kjo në radhë të parë ngase vijë nga një familje patriotike vlonjate. Është për të ardhur keq që elita shqiptare po emigron dhe Shqipërisë sonë të madhe po i ikin profesionistët në fushën e mjekësisë duke kontribuar në vendet e tjera. Ndërkohë që sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për ne. Mendoj se fjalët janë të tepërta, duhet të veprojmë! Në bashkëpunim me shoqatën e mjekëve shqiptarë në Gjermani, jemi duke vënë zbatim realizimin e një ideje mjaftë innovative, që do t’u shërbej studentëve shqiptarë të mjekësisë dhe mjekëve të rinj. Nuk po zgjatëm shumë tek kjo pjesë sëpse mbetët surprizë. Qëllimi është përcjellja e dijes së marrë në Gjermani, në vendet tona të origjinës. E kemi për detyrë ta kthejmë kokën prapa për të mos harruar rrënjët tona të forta.

LobiPress: Çfarë mesazhi do të dëshironit të përcillni për shqiptarët në tërësi?

Canaj: Duke marrë shkas nga aktualiteti i ngjarjeve të fundit në Shqipëri, do t’u thoja: Ndjeni dhimbjen e tjetrit, mos neglizhoni ndaj problemeve të të tjerëve. Jepni dorën atij që ka nevojë për ju. Bëhuni bashkë dhe duajeni njëri tjetrin. Për të rinj të shqiptarë në veçanti kisha një mesazh: Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrat tuaja, sado të vështira dhe të paarritshme të duken ato. Asgjë nuk është e pamundur. Punoni fort, jinni të pavarur financiarisht dhe kurrë mos harroni nga vini.

LobiPress: Si do ta përshkruanit situatën aktuale me pandeminë?

Canaj: Si një person I brendshëm i sistemit shëndetësor gjerman, në kontakt të drejtpërdrejt me pacientët dhe problematikat e tyre, mund të them se pjesa më e vështirë e kësaj pandemie, në Gjermani, është ezauruar tashmë. Jemi përshtatur dhe tashmë kemi një strategji në diagnostifikimin dhe kurimin e pacientëve edhe pse vihen re komplikacione të theksuar Post-Covid tek grupmoshat e reja, veçanërisht në aparatin e frymëmarrjes si dhe në sistemin kardiovaskular. Kjo është një temë mjaftë e gjerë sa nuk përmblidhet me dy fjalë. Fakti që do të zgjas në kohë është i pashmangshëm prandaj jemi të detyruar me mekanizmat e duhur t’i përshtatemi duke marrë vendimet e duhura në kurimin e pacientëve. Unë do të theksoja diçka që nuk duhet neglizhuar: Shëndeti mendor i pacientëve dhe i familjarëve të tyre. Bëni kujdes ndaj luhatjeve emocionale që vijnë si rrjedhojë e izolimit social. Nga përvoja ime në psikiatri, mund të them me bindje se kohën e fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve me probleme të shëndetit mendor. Kjo është dhe duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë!

LobiPress: Ne kemi pasur shumë pandemi me para si SARS dhe gripi i derrave, por asnjëra prej tyre nuk dukej se kishte rezultuar në llojin e masave globale të kontrollit që ne po shohim tani – dyqanet janë të mbyllura, transporti i prekur. Çfarë ka tek Covid-19 që është kaq i ndryshëm?

Canaj: Kam kaq shumë informacione rreth kësaj teme por do mundohem t’i përmbledh në disa fjali:

Coronavirus nuk ka qenë i panjohur për ne. Çdo njeri që ka studiuar mjekësi e di mirë se për çfarë bëhet fjalë. Ky lloj virusi i përket familjes së Coronaviriade, RNA-Virus. Ka një formë sferike dhe strukturë komplekse ku mbështjellja me proteinat në formën e kurorës, i jep emrin Corona (Latinisht Kurore) me një Genom të konsiderueshëm dhe proces enzimatik. Mutacionet nuk janë gjë tjetër përvese ndryshime të Kodit gjenetik, të cilat kanë pasojë çrregullimin e formës së virusit duke mos lënë hapësirë kohore shkencës të veproj kundër këtij ndryshimi me masat e duhura.

Problemi qëndron tek aftësia që ka ky virus të përhapet shpejtë. Nga përvoja ime me pacientët mund të them që duhet mbajtur nën vëzhgim gjendja e pacientëve pas vaksinimit. Këtu bëhet fjalë për ditë dhe muaj, në veçanti pacientët me diagnoza komplekse. Në Gjermani, deri më sot, janë vaksinuar një pjesë e konsiderueshme e popullsisë dhe po vazhdohet me ritme të shpejta vaksinimi për pjesën tjetër.

Mendoj se në përgjithësi ka mungesë informacioni në lidhje me Covid, prandaj dhe ne si kompetent të kësaj fushe, kemi detyrimin të informojmë masën e gjerë. Vetëm më një informacion të saktë dhe të qartë, arrijmë qëllimet tona në luftën ndaj kësaj pandemie dhe virusi. Respektoni vetën duke u kujdesur për shëndetin tuaj!

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d