Në fotografi është Presidenti i Lobit Shqiptar Euro-Atlantik, Skenderbeg Klaiqi dhe Gerta Miftari.
Gerta Miftari, shqiptarja jonë, është shpallur nga Ministria e Arsimit në Gjermani si një nga personat me inteligjencën më të lartë në shtetin ku jeton, transmeton “LobiPress”.
Në një intervistë ekskluzive për LobiPress, Miftari, sqaron të ardhmen e saj, respektivisht për planet që ka.
Përveç tjerash, ndonëse është vetëm 16 vjeçe, ka botuar librin e saj të parë, i cili është rreth 400 faqe. Ky libër titullohet “Coldhearted mafía boss” dhe është një përzierje e zhanreve të krimit dhe romancës.
LobiPress: Na trego pak se kush je, nga të vijnë prindërit dhe kur kanë shku prindërit tuaj në Gjermani?
Miftari: Unë jam Gerta Miftari, 16 vjeçare, e lindur dhe e rritur në Gjermani. Mirëpo prejardhja jonë është nga Kosova, më saktësisht nga Vushtrija.
LobiPress: Pamë se ishe zgjedh vajza më inteligjente në Gjermani. Si u ndjeve kur e more këtë lajm? Si janë ndjer prindërit?
Miftari: Lajmin kur e mora se më kanë përzgjedhur, si personalitet me aftësi të larta nga Ministria e Arsimit të Bavarias, ishte ndjenjë e veçantë por e pritur. E pritur për shkak të angazhimeve të mëdha si mësimnxënie dhe mësimdhënëse.
LobiPress: Kush është aktiviteti yt momental, çfarë pune bën?
Miftari: Unë japi mësim në gjuhën gjermane dhe gjuhë të tjera, në organizata që meren me analfabete.
LobiPress: Çfarë zhanri të librave jeni duke lexuar tani? Kush është autori juaj i preferuar i huaj dhe shqiptar?
Miftari: Unë lexoj shumë, më pëlqejnë zhanre të ndryshme mirëpo më së shumti fantazi dhe histori.
LobiPress: Cila kishte me qenë porosia juaj për bashkëkombasit tuaj në Kosovë?
Miftari: Porosia ime për të gjithë bashkëkombasit e mi është të lexojnë dhe të mësojnë sa më shumë e sidomos të rejat e vendit që dua t’i shoh të fuqishme në të ardhmen.
LobiPress: Autoritetet Kosovare, a janë marr me ty, pasi në njëfarë mënyre, ti ke nderu dhe Kosovën. Kush nga organizatat kombëtare të kanë uruar apo shpërblyer?
Miftari: Sa i përket Institucioneve të Kosovës, nuk jam ekspozuar shumë. Mirëpo kam plan në një të ardhme të afërt të takohem me krerët e shtetit tim duke filluar nga Presidentja e Kosovës.
LobiPress: Cila është e ardhmja e Gertës?
Miftari: Ndërsa sa i përket të ardhmes time, vetëm mund të them se kam një vizion të gjerë dhe të qartë ku me kohë do të shpalosë idetë.
Discussion about this post