Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Konferenca

Shqiptarët për shqiptarët: Dr.Marsela Ceno vazhdon misionin e saj fisnik për t’i bashkuar mjekët shqiptarë në Gjermani

September 12, 2021
in Konferenca, Kosovë, Mërgata, Personalitete, Shkencë, Shqipëri
A A
0
Shqiptarët për shqiptarët: Dr.Marsela Ceno vazhdon misionin e saj fisnik për t’i bashkuar mjekët shqiptarë në Gjermani
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë, përveç tjerash, edhe në fushën e shkencës, respektivisht në fushën e mjekësisë, shqiptarët kanë filluar të bëhen bashkë – le ta themi – duke krijuar ndërlidhjet mbarëshqiptare.

Kështu bëri të ditur ekskluzivisht për portalin “LobiPress”, në një intervistë ekskluzive, Dr.Marsela Ceno. E lindur në Korçë, Dr.Marsela Ceno, po zhvillon suksesshëm profesionin e saj në Gjermani, përkatësisht në Klinikën Heinrich Heine në Dyzeldorf.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025

Dr.Marsela Ceno, ndër të tjera, është themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani si dhe anëtare e disa shoqatave kirurgjikale në Europë dhe Amerikë: Shoqata e kirurgëve në Gjermani, Shoqata gjermane dhe amerikane e Hernies, tek të cilat është aktivizuar përmes hospitimeve në spitale të ndryshme në Europë dhe publikimeve shkencore të publikuara në nivel ndërkombëtar.

LobiPress: Dr.Marsela, për lexuesit anembanë, por veçmasë ata nga Kosova dhe Maqedonia e veriut, na trego për ju dhe për punën që bëni në Gjermani?

Ceno: Po unë jam specialiste e kirurgjisë së përgjithshme në Gjermani. Punoj në Klinikën Heinrich Heine në Dyzeldorf që prej një viti e gjysëm. Në 16 shkurt të 2019’tës, kam themeluar shoqatën e mjekëve në Gjermani, respektivisht në Berlin.

Në takimin e mbajtur dje, mysafir special ishin edhe Presidentit të Lobit Shqiptar Euro-Atlantik, Skenderbeg Klaiqi, Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti, si dhe mjekët shqiptar me renome ndërkombëtare, Florim Cuculi dhe Mentor Bilali.

LobiPress: Të shtunën, është mbajtë dhe një takim në kuadër të shoqatës. Na tregoni se si vijoj ngjarja?

Ceno: Dje kemi patur takimin e parë që pas themelimit, që ka qenë takimi i anëtarëve të shoqatës ku u pasqyrua forma përfundimtare e statutit të shoqatës dhe aktiviteti i shoqatës, kryesisë dhe komisionit mbikqyrës që nga themelimi deri në ditën e sotme. Në këtë event mori pjesë edhe presidenti i Lobit Skenderbeg Klaiqi dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti nga Berni i Zvicres. Gjithashtu edhe dy mjekë nga Zvicra, Florim Cuculi dhe Mentor Bilali.Ata erdhën direkt pasi mbajtën kuvendin e lidhjes se mjekëve shqiptar në Zvicër. Pas këtij takimi erdhën direkt tek ne. Në takimin e tyre në Zvicër, Florim Cuculi u zgjodh kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptar në Zvicër për dy vitet e ardhshme. Praktikisht ishte një takim në mes të dy shoqatave të mjekëve shqiptar në Gjermani dhe në Zvicër. Gjithashtu në takimin e djeshëm, u lidhëm përmes zoom’it me një nga drejtueset e shoqatës së mjekëve shqiptar në Itali, Ilda Hoxha dhe ofroj fjalën e saj përshëndetëse. Takimi u mbajtë në restorantin Sonnen Schein në afërsi të Frankfurtit ku pronari i saj është shqiptar nga Tetova. Shqiptar i cili na ofroj falas ambientet e restorantit, ku zhvilluam takimin.

LobiPress: Besojmë që, në misionin tuaj, meqë keni kriju shoqatën, është edhe synimi që shqiptarët të përfitojnë nga kjo. Na thoni pak, cilii është përfitimi i shqiptarëve nga shoqatat që keni krijuar?

Ceno: Në fakt, kjo është pjesë e qëllimit dhe detyrave që i kemi vënë vetes, përkatëisht shoqatës tonë. Ne synojmë që nëpërmjet shoqatës, në radhë të parë të krijojmë ndërlidhje dhe bashkëpunim në mes të mjekëve të shumtë, të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani. Duke filluar që nga hapat e parë të mbërritjes së tyre në Gjermani. Me një fjalë për t’i njoftuar me rrugët që duhet t’i ndjekin ata. T’i ndihmojnë rreth ambientimit dhe integrimit në shoqërinë gjermane dhe sistemin shëndetësor gjerman. Do t’iu shërbejme me eksperiencave tona që kemi patur në të kaluarën. Duke qenë se ne kemi disa vite më shumë që jemi në Gjermani. Ideja është t’i ndërlidhim kardiologët, neurologët dhe kirurgët mbarë shqiptarë me njëri tjetrin. Vetëm kështu  ne mendojmë se do të ndikojmë në përforcimin profesional të specialistëve. Dhe gjithashtu t’ju japim atyre mundësinë që të krijojnë seminare, të krijojmë ligjërata që të shkëmbehen eksperiencat me njëri tjetrin. Dhe gjithashtu që nëse diku në ndonjë spital hapet një vendpune, ai mjeku shqiptar, t’i jap vendin e punës një mjeku tjetër shqiptar. Ne duam që të gjithë shqiptarët që janë në Gjermani që e kanë vështirë të kuptojnë gjuhen mjekësore gjermane, të gjejnë tek në një ndihmë. Ideja është edhe të krijojmë lidhjet me mjekët nga vendet tona të origjinës, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Ne duam që të krijojmë ura lidhëse jo vetëm me mjekët shqiptar në Gjermani e gjetiu por siç e thashë edhe me mjekët shqiptar nga vendet tona të origjinës. Kjo është përfitimi që mund të ndodh nga kjo shoqatë, përkatësisht nga aktiviteti i saj.

LobiPress: Keni qenë ndonjëherë në Kosovë dhe nëse po, kush është përshtypja juaj për sistemin shëndetësor në Kosovë?

Ceno: Unë për fat të keq, nuk kam arritur akoma të vijë në Kosovë. Kam qenë një herë para shumë vitesh, shumë shkurt në Prishtinë. E kam patur si qëllim në fakt, por për shkak të pandemisë, e detyrimeve të shumëta që kemi patur në Klinikën ku punoj, ka qenë pothuajse e pamundur. Por gjithsesi që e kam në planë që të vijë e të shoh nga afër gjendjen në sistemin shëndetësor. Megjithatë, unë jam pak a shumë në dijeni ngase kemi kontakte me shumë mjekë nga Kosova dhe jo vetëm. Kësisoj ne e informojmë njëri tjetrin, e dijmë pak a shumë se si është gjendja në Kosovë. Por, duhet thënë se gjendja në Kosovë nuk është ndryshe nga ajo që njoh nga Shqipëria. Ka vend për të investuar e për të përmisuar.

LobiPress: Dr.Marsela, cili do të mesazhi që do t’i dërgonit  – po themi – qeverive shqiptare, gjithnjë duke patur qëllim sistemin shëndetësor?

Ceno: Apeli që bëj unë është që, diaspora është e identifikuar në vendet si Gjermania apo Zvicra. Nuk është koha më për të promovuar emra të veçantë të diasporës që jetojnë dhe funksionojnë jashtë. Duhen krijuar  projekte dhe plane konkrete se si këta njerëz të kenë mundësinë të japin kontributet e tyre në vendet e tyre. Jo identifikim por zbatim të planeve konkrete. Kjo kërkon që qeveritë të jenë të hapura për të bashkëpunuar me ne. Nëse ministria e shëndetësisë në Tiranë, në Kosovë apo Maqedoni të veriut, shprehin interesim, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë që, do të shërbej mjaftushem për përmisimin e gjendjes së sistemit shëndetësor në trojet shqiptare.

Në takimin e mbajtur dje, mysafiri special, respektivisht Skenderbeg Klaiqi, me një fjalë rasti u shpreh se ndihet i priviligjuar për prezencën si dhe i lumtur që shqiptarët po bëhen bashkë, në të gjitha fushat.

“Unë sot, nuk ndihem vetëm i priviligjuar por edhe shumë i sigurtë në mesin e mjekëve në mesin e personelit shëndetësor, të cilët ju jeni ata që punoni pandërprerë për t’i mbrojtë njerëzit nga ky virus i poshtër. Unë edhe nëse vdes, e di që vdes në dorën tuaj dhe për këtë jam shumë i lumtur. jam Skenderbeg Klaiqi, President i Lobit Shqiptar Euro-Atlantik e krijuar në 2016, një shoqatë lobuese  për ngritjen e imazhit kombëtar e shtetëror të shtetit tonë, shteteve tona në BE. Ne mundohemi që t’i bëjmë të gjithë shqiptarët bashkë. Jam shumë i lumtur që jemi mbledhur sot, që t’i qajmë hallin e dertin për shqiptarët në tërësi”, deklaroi Klaiqi.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d