Sëmundja Alzheimerit mund të parashikohet me gati 100 përqind saktësi pas një përparimi mjekësor, thonë studiuesit.
Studiuesit zhvilluan një metodë e cila mund të parashikojë fillimin e mundshëm të sëmundjes së Alzheimerit nga imazhet e trurit, me një saktësi 99 përqind.
Ajo u zhvillua gjatë analizimit të imazheve MRI, të trurit të 138 pjesëmarrësve të hulumtimit.
Studiuesit po përpiqeshin të trajtonin problemin e analizimit manual të imazheve MRI funksionale, e cila mat aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshimet që lidhen me rrjedhjen e gjakut.
“Sigurisht, ne nuk guxojmë të sugjerojmë që një profesionist mjekësor të mbështetet ndonjëherë në ndonjë algoritëm njëqind përqind”, ka thënë Rytis Maskeliunas, profesor nga Universiteti i Teknologjisë Kaunas, Lituani, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv
Ai tha se algoritmi mund të zhvillohet në softuer, i cili do të analizojë të dhënat e mbledhura nga grupet e cenueshme, ata mbi 65 vjeç, njerëzit me një histori të dëmtimit të trurit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të tjera.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës, duke kontribuar deri në 70 përqind të rasteve të demencës.
Në mbarë botën, rreth 24 milionë njerëz janë të prekur dhe ky numër pritet të dyfishohet çdo 20 vjet.
Discussion about this post