Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme Kosovë

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025
in Kosovë, Lajme
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqës botërorë urojnë Kosovën në përvjetorin e 17-të të shpalljes së pavarësisë. Por Kosova në këtë ditë është ende e ka të paqartë se kush do të krijojë institucionet e reja dy javë pas zgjedhjeve parlamentare.

Kosova feston shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit. Dy javë pas votimeve formimi i institucioneve të reja nuk duket se do të jetë afër. Kjo për faktin se ende nuk ka rezultate përfundimtare, por nga ato paraprake, sipas analistëve akoma është e paqartë nëse formimin e qeverisë së re mund ta bëjë lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtitme pakicat joserbe, apo partitë opozitare të bashkuara. Në të dy variantet, qeveria e Kosovës nuk duket se do ta ketë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë sfidave të shumta, si përmirësimi i gjendjes ekonomike, luftimi i varëfërisë, përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dialogu me Serbinë. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, me 17 shkurt në pervjetorin e pavarësisë ngritën flamurin shtetëror, duke uruar qytetarët dhe duke shprehur mirënjohje për ata që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.

März 4, 2023
Garda e Republikës së Kosovës në parakalim solemn në Prishtinë me rastin e ditës së pavarësisë
Parakalim i gardës në PrishtinëFotografi: Office of the Kosovo Presidency

„Një falenderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, tha se „sukseset e Republikës sonë janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve, miqve e aleatëve tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Bashkimi Evropian dhe mbarë Perëndimi demokratik. Padyshim që mund të jemi krenarë, që i kemi dalë hakut sakrificës, flijimit të aq shumë dëshmorëve e martirëve”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti duke nderuar flamurin në ditën e pavarësisë
Ceremonia e kremtimit të 17 vjetorit të pavarësisë në PrishtinëFotografi: Office of the Kosovo Presidency

Telegrame urimi nga shumë vende të botës

Shumë udhëheqës botërorë në 17 vjetorin e pavarësisë, i dërguan letra  urimi presidentes Vjosa Osmani. Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në urimin e tij, rikujtoi se shteti i tij, në shkurt të vitit 2008, ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. „Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës d

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se „përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet”.

„Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në mesazhin e urimit për shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se lidhjet midis popujve të të dyja vendeve janë të forta dhe se pret zgjerimin e tyre. Trump tha, se „Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”. Kosova e shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s që i dha fund luftës me Serbinë, luftë kjo që la pas vetes rreth 13 mijë të vrarë dhe të zhdukur. Pavarësia e Kosovës deri tash është njohur nga më shumë se 100 vende të botës.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d