Samstag, Dezember 6, 2025
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Investalb
  • Sample Page
Lobi Press
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.

März 4, 2023
in Lajme, Uncategorized
A A
0
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sërë sulmesh ruse në Bahmut në 24 orët e fundit.
Share on FacebookShare on Twitter

Këto deklarata të Ukrainës vijnë pas pretendimeve të mercenarëve rusë se ky qytet lindor është pothuajse i dorëzuar.

Megjithatë, ekspertët perëndimorë thanë se situata në Bahmut që për një kohë të gjatë po përballet me sulmet ruse vijon të jetë kritike dhe se mbrojtësit ukrainas po përballen “me presion në rritje”.

Lexo po ashtu:

Zelensky warns against giving away territory as latest Ukraine talks end

Zelensky warns against giving away territory as latest Ukraine talks end

November 24, 2025
Reggae legend Jimmy Cliff dies, aged 81

Reggae legend Jimmy Cliff dies, aged 81

November 24, 2025

Në rajonin lindor të Donjeckut, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat e Kievit kanë zmbrapsur mbi 150 sulme të trupave ruse gjatë ditës së kaluar në drejtim të Bahmutit, Limanit, Avidjivkës dhe Shahtraskut.

“Armiku vazhdimisht po tenton që ta rrethojë Bahmutin”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Zyrtarët ukrainas kanë sugjeruar se forcat e tyre mund të tërhiqen krejtësisht nga Bahmuti nëse mbrojtja e tij bëhet shumë e kushtueshme dhe të tërhiqen në një pozicion të ri në perëndim dhe jugperëndim, ku siç thuhet, ukrainasit kanë pozicione më të forta mbrojtëse.

Pavarësisht situatës, që nga një komandant ukrainas u përshkrua si “kritike”, mbrojtësit e Kievit raportohet se po ngrenë pozicione mbrojtëse dhe ende nuk janë të gatshëm që të heqin dorë nga qyteti.

“Të gjitha njësitë e përfshira në mbrojtjen e Bahmutit po bëjnë detyrat e tyre. Ushtarët tanë vazhdimisht po punojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda dhe po bëjnë gjithçka që numri i armiqve të bjerë çdo ditë”, tha gjenerali Viktor Khorenko, komandant i forcave të operacioneve të posaçme.

Më 3 mars, Yevgeny Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, përmes një videoje pretendoj se Bahmuti që Moska ka tentuar të marrë nën kontroll gjatë shtatë muajve të fundit është pothuajse i rrethuar dhe vetëm një rrugë për largim është ende e hapur.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se mbrojtja ukrainase në Bahmut “është në presion të madh, teksa po zhvillohen luftime të ashpra në dhe përreth qytetit”.

Inteligjenca britanike, në raportimin e rregullt për luftën në Ukrainë, tha se forcat ruse dhe mercenarët e Wagner-it kanë bërë përparime në periferinë veri të qytetit dhe tani Bahmuti po sulmohet nga tri anë.

“Ukraina po e përforcon zonën me njësie elite dhe gjatë 36 orëve të fundit dy ura kyçe në Bahmut janë shkatërruar, përfshirë një urë që lidh qytetin me rrugën kryesore të furnizimit nga Bahmuti për në qytetin Çasiv Jar”, tha inteligjenca britanike.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Putin says Russia ready to supply ‚uninterrupted‘ fuel to India
  • Germany votes to bring in voluntary military service programme for 18-year-olds
  • Olympian and other Eritreans freed after 18 years without trial, relatives tell the BBC

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (78)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (414)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (460)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (277)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (116)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (30)
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Investalb
  • Sample Page

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Investalb
  • Sample Page

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d