Shkruan: Skenderbeg Klaiqi
Meqenëse seanca mbrëmshme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, na la pa gjumë edhe neve në Mërgatë, nuk dëgjova shpjegime dhe prononcime të neneve, por vetëm akuza dhe kundër akuza, sharje fyerje, zgërdhirje.
Unë me atë dije dhe me atë logjikë që kam, nga përvoja shumëvjeçare e analizave të marrëveshjeve të ndryshme në lëmi të ndryshme, i kam hedhur një sy dhe jam prononcuar pikë për.
Marrëveshjet dhe bisedimet, që po bëhen në mes të Serbisë dhe Kosovës, më mirë të thuhet Serbisë dhe BE, sepse si duket e kane vendosur që Kosovën mos ta pyesin fare, por ti ofrojnë diçka, që i pëlqeu ose jo, ta gëlltis, merre ose lëre, të thuhet drejtë, gati të gjitha janë në dëme të shqiptarëve.
Dikush kishte mundë të thotë se Kosova po përfiton, duke mos analizuar, se Kosova ndoshta diçka po përfiton, por shqiptarët në këtë marrëveshje mere ose lëre, po dëmtohen, duke vazhduar edhe më tej me strategjinë e spastrimin etnik të Kosovës, projekt ky i filluar nga Cubrilloviçi, por tani me politikën e fshehur të ndihmuar nga BE sikur më parë, 1978 dhe 1912.
Pse e them këtë. Me Nenin 7 synohet që serbët të marrin Autonomi të Kishave ortodokse serbe, automatikisht tentohet që ai territor sado i vogël të bllokoj tërë Kosovën, kur dihet se edhe organet e rendit nuk mundë të futen aty në raste se ka dyshime të ndonjë krimi, apo diçka tjetër, sepse është territor autonom.
Ndihma financiare që do ti ofrohet serbëve në Kosovë nga Serbia, është një mollë sherrit sepse serbët zhvillohen, deri sa shqiptarët varfërohen, sepse kjo ndihmë financiare merret nga BE prapëseprapë në kuadër të shtetit të Serbisë, ndërsa në kuadër të Serbisë është edhe Kosova, sepse Serbia po deklaron se nuk ka me pranuar Kosovën asnjëherë
Shkëpus pjesën: “për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë”
Vetëqeverisjes është shtet o njerëz, kush nuk e din le ta mëson! Pra shtet në shtet, mos na thuani e ka votuar ky, e ka votuar ai, është fajtor ky e është fajtor ai, edhe ai që e pranon është në faj pra.
Ky nen do të pranohej duke i hequr Autonomin e kishave ortodokse krejtësisht dhe tjetra pjesë, duke pasur reciprocitet me shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Në seancë e dëgjuam shumë me fjalën në gjermanisht: Vergangenheitsbewältigung
Shpjegim:
Vergangenheitsbewältigung = Umgang mit der Vergangenheit
Vergangenheit = E kaluara
Umgang = Trajtimi = trajtím,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljes: trajtimi i tokës; trajtimi i futbollistëve; trajtim teorik (i dukurisë, i çështjes). Në këtë rast trajtim i së kaluarës.
përballja me të kaluarën = duke u marrë me të kaluarën
Serbisht: suočavanje sa prošlošću
Pra fjala më e përshtatshme është :TRAJTIMI I SË KALUARËS.
Si do të trajtohet e kaluara?
A do të trajtohen të gjitha të bërat dhe ato që nuk arriti ti bëjë Serbia në Kosovë mbi popullatën shqiptare?
A do të trajtohen, masakrat, vrasjet, burgosjet, përzëniet, dëmet e luftës?
Nëse po, atëherë Serbia duhet kërkuar falje, dhe të trajtohen të gjitha dëmet që i ka shkaktuar shqiptarëve.
Këtu i keni edhe Nenet marrëveshjes, e cila u pëlqye në parim nga Kryeministri dhe Qeveria, që ishte parashtruar nga Gjermani dhe Franca, merre ose lëre.
Pra pasi që është merre ose lëre, unë nuk do ta kisha marrë këtë marrëveshje të dëmshme e sidomos Neni 7, pa u konsultuar me popullin, sepse populli nuk do ta pranon këtë kurr.
Vijon marrëveshja dhe shpjegimi ku thuhet:
Teksti në kllapa, është komentuar nga Skenderbeg Klaiqi
Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim midis palëve për të mirën e njerëzve, kanë rënë dakord që:
Neni 1
Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën, mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.
(Në rregull, mendoj që është dakord edhe populli i Kosovës me këtë nen, por serbët kan probleme me këto sepse janë mësuar të na shohin të nënshtruarit e tyre.)
Neni 2
Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.
( Edhe ky Nen, nuk ka shumë vërejtje, përpos që formulimi ka mujt me u bë pak më mirë, disi po i mungon diçka)
Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
( D.m.th. Nuk ka luftë në mes veti, po ku i besohet Serbisë si do të zgjidhen mosmarrëveshjet me një shtet dhe një popull, që për çdo ditë kërkon zgjerim të territorit në dëme të fqinjëve. Si do të zgjidhet një mosmarrëveshje me këtë popull, kur si të lindin fëmija i tyre, e ushqejnë me një urrejtje patologjike ndaj të tjerëve e posaçërisht ndaj shqiptarëve. Pyetje: A është zgjidh ndonjë mosmarrëveshje me serbët në mënyrë paqësore në histori?)
Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
(Si mendohet që Serbia do të heq dorë, kur në Kushtetutën e saj nuk dëshiron ta heq Kosovën, si bëhet kjo kur nuk e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur? Vërtetë nuk po e kuptoj)
Neni 5
Asnjëra palë nuk do të bllokojë, ose do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palëve në rrugët e tyre perspektive drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat e përmendura në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.
( E këtë çështje e ka BE, por mos të harrojmë se edhe BE nuk është unike, sikurse jemi populli i vetëm në Europë që ende na nevojiten vizat, kur jei mbi 20 milion popull jashtë trojeve)
Neni 6
Përderisa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që do të çojë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Palët bien dakord ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhshmërisë, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtje të mjedisit, persona të zhdukur, dhe fusha të tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.
Detajet do të pajtohen në marrëveshjet shtesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
( Me këtë nen paralajmërohen biseda, pas bisedash, gati sikur ajo historia e pemës së dy fqinjëve në oborr, deri sa të vjen një budalla ta pret pemën dhe të zgjidhet problemin e fqinjëve, por me prerjen e pemës, ja ka pre idaren vetit. Mirë është të flitet por më mirë të punohet si dy shtete të barabarta dhe të pavarura. Vetëm naivët mendojnë se Serbia do të ndryshon, realistët e din se normalizim të mardhënjeve, do të ketë vetëm kur Bashkësia ndërkombëtare, të na lejoj të zhvillohemi edhe ne shqiptarëve.)
Neni 7
Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.
( E pra ky nen është shumë, shumë i mirë, por vetëm për serbët e jo për shqiptarët. Ky nen tregon sa të padrejtë janë këta ndërmjetësues, por nëse pranohet si i tillë, jo është tallje me popullin shqiptar dhe të tjerët që banojnë në Kosovë. Unë jo që nuk jam dakord, por protestoj, ashtu sikurse 99% të shqiptarëve që do të protestojnë . Ky nen duhet të ishte i formuluar kështu: “Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe komunitetin shqiptar në Serbi dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës dhe ndihmës financiare nga Shqipëria dhe Kosova dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit shqiptar me Qeverinë e Serbisë.
Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane. ????!!!!
Ky formulim është skandal, me këtë ja kemi fut vetit edhe më shumë me ngritjen e religjioneve tjera, e mandej Kosova do të jetë një arenë e luftës fetare, e jo prosperitetit arsimor,shkencor dhe ekonomik. Mos të habitemi kur Kisha e Millosheviqit në kampusin universitar, të rinovohet në bazë të planit të Millosheviqit, edhe ate kan me bë shqiptarët sepse do të detyrohen )
Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse të qeverive.
Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.
(Vërejtja është te vendosja e misioneve, pse në selit përkatëse të qeverisë, pra qështjet të trajtohen veçmas, sepse nuk ka asnjë rast kur e pranst kur shteti nuk e njeh shtetin dhe ndërrojneë përfaqësitë misionet diplomatike?)
Neni 9
Të dyja palët vënë në dukje angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për ta krijuar një pako të veçantë ndihme financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë, tranzicionin e gjelbër dhe në fusha të tjera kyçe.
(BE nuk besoj se do ta ndaj proporcionalisht edhe ndihmat financiare, kjo per pasoj se nuk dimi ne ti kërkojmë, apo diçka tjetër nuk e di. Por jam skeptik, sepse me ndihmë financiare të pakontrolluara më në Kosovë dhe Ballkan)
Neni 10
Palët do ta krijojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.
(Edhe ashtu këta i kontrollojnë të gjitha, edhe mirë është kjo, sepse Serbia nuk do ti zbatoj, por nëse shqiptarët nuk i zbatojnë do të ken pasoja)
Neni 11
Palët angazhohen të respektojnë udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
(Nëse palët pajtohen, nuk ka rrugë tjetër, edhe pse për serbët nuk ka sanksione, por në raste të kundërt, po)
Skenderbeg Klaiqi
03.03.2023
Discussion about this post