Në praninë e lobisteve dhe lobistëve të mbarë botës në platformën Webex, Lobi Shqiptar Euro-Atlantik pas një pauze të gjatë mbajti mbledhjen e radhës.
Të pranishëm ishin përfaqësuesit, aktivistët dhe të interesuarit nga mbarë bota, si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Greqia, Zvicra, Finlanda etj..
Mbledhja e Lobit Shqiptar ishte e thirrur nga President dhe themeluesi z. Skenderbeg Klaiqi.
Presidenti të pranishmit i informoj mbi punën e deritanishme, sfidat dhe problemet që kishte Lobi gjatë rrugëtimit të sajë, si dhe lobistët u informuan mbi rezultatet e angazhimit mbi investitorët e huaj që kishin shprehur interes të investojnë në atdhe, si dhe mbi bashkëpunimin me qeveritë e vendeve të atdheut.
U potencua se rezultatet duhet të jenë më të mira në të ardhmen dhe presim që këto udhëheqje të jenë më të vëmendshme në pritjen e investorëve të huaj, sepse këta investor nëse nuk trajtohen mire, ka rrezik të ikin dhe të investojnë në vende tjera.

Gjithashtu z. Klaiqi të pranishmit, i informoj rreth Kuvendit mbarëkombëtar të Lobit Shqiptar të paralajmëruar me 25-26 Nëntorë që do të mbahet në Prishtinë.
Në vazhdim e mori fjalën z. Halit Nezaj, ku të pranishmit i njofoj mbi aktivitetet e tija të fundit në atdhe, theks të veçante mori Kosovën. Në Kosovë kishte vizituar dhe ishte mobilizuar në disa komuna të Dukagjinit, ku kishte shumë suksese në bisedimet me kryetarët e këtyre komunave dhe projektet në fushën agrare dhe pylltarisë.
Të pranishmit, këto informata nga z. Nezaj u pritën me interesim shumë të madh dhe me një shpresë, që ne si mërgimtar dhe lobistë nuk kemi hasur në veshin e shurdhër dhe mundë të gjejmë partner bashkëpunimi në Kosovë.

Në vazhdim të mbledhjes gati të gjithë morën fjalën dhe shprehën shqetësimet e tyre, mbi gjendjen e arsimit, gjyqësisë, shëndetësisë, zhvillimit të dobët ekonomik në atdhe, por shqetësimi më i madhi ishte, zhvillimet e fundit dhe ikja masive që po vazhdon nga atdheu, nga të gjitha viset të banuara me shqiptar.
Mbledhja ishte maratonike ku zgjati gati pesë orë dhe u cilësua shumë e suksesshme ku në fundë ju bë thirrje të gjithë atyre që dikur ishin pjesë e lobit dhe nuk janë për momentin aktiv, për arsye të ndryshme që të aktivizohen prap, sepse kombi ka nevojë për lobiste dhe lobist të mirëfilltë.
U informua se tani e tutje nuk është askush duke na penguar, pasi që mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet më nuk ekzistojnë sepse tani është vetëm një Lobi Shqiptar me orientim Euro-Atlantik si ombrellë e të gjitha lobeve nën këtë emër dhe logo, në bashkëpunim të ngushtë me Lobin Shqiptaro Amerikan dhe të gjitha organizatat tjera dhe individët lobistë që dëshirojnë ti bashkohen Lobit Shqiptar.
Komisioni për informim
Lobit Shqiptar
Besa Qirezi




Discussion about this post