Montag, Oktober 20, 2025
  • About
  • Advertise
  • Careers
  • Contact
Lobi Press
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
Lobi Press
Home Lajme Kosovë

Escobari paralajmëron sanksione në Ballkan

Januar 17, 2022
in Kosovë, Lajme, Mërgata, Shqipëri
A A
0
Escobari paralajmëron sanksione në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Escobari vlerësoi se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkan.

Lexo po ashtu:

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Juni 1, 2025

Kosova feston 17 vjetorin e pavarësisë

Februar 17, 2025

Duke folur për sanksionet e vendosura kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai tha se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, citohet të ketë thënë Escobari.

Ai, megjithatë, theksoi se administrata në Washington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

Ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende ose popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobari ka theksuar tutje se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobari vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mundë të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s.

Teilen mit:

  • Klick, um auf Facebook zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) Facebook
  • Klicken Sie, um auf X zu teilen (Wird in neuem Fenster geöffnet) X

Gefällt mir:

Gefällt mir Wird geladen …

Ähnliche Beiträge

Discussion about this post

Lobi Press

Lobi Press është gazetë online e pavarur.
Qellimi ynë është të jemi sa më afë çdo lexuesi shqiptar

Na ndjekni në mediat sociale:

Lajmet e fundit

  • Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
  • Operacioni Special i Sigurimit ukrainas, si u shkatërruan avionët strategjikë në territorin rus
  • Si duken sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Kategorit

  • Art (7)
  • Biznese (1)
  • Bota (12)
  • Ekonomi (11)
  • Familja (4)
  • Inovacion (4)
  • Jeta (8)
  • Konferenca (9)
  • Kosovë (413)
  • Kulturë (22)
  • Kuzhina (3)
  • Lajme (459)
  • Maqedoni (1)
  • Mërgata (276)
  • Nacaionale (53)
  • Opinione (51)
  • Personalitete (28)
  • Poezia (1)
  • Politikë (17)
  • Shkenca (2)
  • Shkencë (17)
  • Shqipëri (115)
  • Sports (13)
  • Turizmi (3)
  • Uncategorized (25)
  • Lajme
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
  • Mërgata
  • Politikë
  • Ekonomi
    • Investime
    • Turizmi
    • Biznese
  • Kulturë
    • Art
    • Personalitete
    • Shkencë
  • Opinion
  • Konferenca
  • Jeta
    • Familja

© 2021 LOBIPRESS - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara | Zhvilluar nga POM the Agency.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
%d