Një trajner i jetës të inkurajon dhe të këshillon për një sëri çështjesh personale dhe profesionale që do të perciellin gjatë karrieres.
Pergatituni me dhe për jeten tuaj, gjejeni një trajner që do të iu mësojë si t’i kaloni dhe të vazhdoni suksesshëm karrieren tuaj profesionale.
Secili nga ju keni potencial, ju mungon vetëm guximi. Shpesh herë ndjeheni keq se keni deshtuar apo ju kanë larguar nga puna apo edhe ndoshta ende nuk keni pasur mundësi të punoni në ndonjë kompani.
Trajneri juaj i ardhshëm do të iu ndihmojë të krijoni një vetëbesim që ju ka munguar pa vetëdijen tuaj.
Është koha ajo që juve të ju kushtojë më së shumti, sa më shumë të kaloni kohen duke qendruar në të njejten pikë dëmi do të jetë më i madh dhe me vështirë i riparueshëm.
A e keni ditur se nëse ju veproni për të arritur qëllimin e juaj dhe dështoni e prap dështoni ju jeni në rrugen e drejt.
Mos ikë nga vetja jote sepse ti je duke e marr timonin për të drejtuar jetën tënde, mos ikë nga dështimet, mos ikë nga opinoni i keq i tjerve për ty, mos ikë nga frika se ti nuk je i duhuri.
Fatos Beqiri
Discussion about this post